Shefja e KE: BE do ta bëjë sa më të vështirë të jetë e mundur agresionin e Kremlinit në Ukrainë - Business Magazine Albania

Shefja e KE: BE do ta bëjë sa më të vështirë të jetë e mundur agresionin e Kremlinit në Ukrainë

agresioni i Kremlinit

Bashkimi Evropian do ta bëjë “sa më të vështirë të jetë e mundur” për Kremlinin që të vijojë me “veprimet e tij agresive” në Ukrainë, paralajmëroi shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shefin e Këshillit Evropian, Charles Michel në Bruksel, von der Leyen tha se, “BE-ja do ta mbajë Rusinë përgjegjëse për këtë shkelje të egër të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Shefja e BE-së tha se ka pasur një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku ai ka kërkuar “çfarëdo që palët e ndryshme të interesit mund të bëjnë për ndihmë”.

BE-ja është e vendosur të sjellë një paketë të mëtejshme sanksionesh “masive” dhe “të përcaktuara” gjatë të Enjtes, tha ajo.

Paketa do të përfshijë “sanksione financiare që kufizojnë ashpër aksesin e Rusisë në tregjet e kapitalit” dhe “pengojnë rritjen ekonomike të Rusisë”, shpjegoi ajo.

Shtylla e dytë e kësaj pakete do të kufizojë aksesin e Rusisë në “teknologjinë thelbësore”, vazhdoi von der Leyen, në një përpjekje për të “prerë industrinë ruse nga teknologjitë që nevojiten për të ndërtuar një të ardhme”.

Lexo: Rusia sulmon Ukrainën

“Më lejoni të jem shumë e qartë. Është presidenti Putin ai që duhet t’ua shpjegojë këtë qytetarëve të tij. Unë e di që populli rus nuk e dëshiron këtë luftë,” tha von der Leyen.

Kremlini është i vetëdijshëm se uniteti europian “është forca jonë më e mirë”, tha ajo, duke shtuar se “për këtë arsye ata janë përpjekur të na ndajnë”.

“Ata kanë arritur pikërisht të kundërtën. Jemi më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë”, përfundoi ajo.

Perëndimi duhet të veprojë sot, thotë këshilltari presidencial ukrainas

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha për CNN se, “një luftë e plotë në shkallë të gjerë ka filluar në Evropë”.

Rusia po sulmon, jo vetëm Ukrainën, por të gjitha rregullat e jetës normale në botën moderne. Çfarë do të mbetet nga sistemi i sigurisë në kontinent? Zero”, tha Podolyak.

Podolyak tha se forcat ruse shkuan në ofensivë kundër vendit nga veriu, lindja dhe jugu. “Ushtria jonë zmbraps sulmet, armiku pëson humbje të konsiderueshme”, shtoi ai.

“Gjëja kryesore tani është të përqendrohemi sa më shumë të jetë e mundur në mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e jetës normale të njerëzve,” tha Podolyak.

“Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota dhe është shumë specifike — mbështetje ushtarako-teknike dhe financiare, sanksione të ashpra kundër Rusisë. Perëndimi duhet të veprojë sot”, tha ai.

Sulmi rus ndaj Ukrainës është “sulmi më serioz ndaj paqes” në dekada, tha presidenti francez

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një fjalim kombëtar të enjten se agresioni rus kundër Ukrainës përbën “sulmin më serioz ndaj paqes, ndaj stabilitetit në Europë për dekada të tëra”.

“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën,” tha ai. “Ai ka vendosur të kryejë sulmin më serioz ndaj paqes, ndaj stabilitetit në Europë për dekada”.

Në mënyrë të pazakontë, Macron foli para flamurit të Ukrainës, si dhe flamujve të Francës dhe Bashkimit Evropian.

Ai e filloi fjalimin duke përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. “Liria e tyre është e jona,” tha ai.

“Këto ngjarje janë një pikë kthese në historinë e Europës dhe të vendit tonë. Ato do të kenë pasoja të qëndrueshme dhe të gjera në jetën tonë, në gjeopolitikën e kontinentit tonë”.

“Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të jenë në përpjesëtim me agresionin për të cilin ajo është fajtore”, tha Macron, duke shtuar se “ne do të jemi pa dobësi”.

Ai tha se sanksionet europiane do të synojnë sektorin ushtarak, ekonominë dhe energjinë e Rusisë. Të premten ai do të flasë para parlamentit francez me informacione të mëtejshme mbi reagimin e Francës.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0