SHBA vazhdon sanksionet ndaj Iranit. Shkak kufizimi i aksesit në internet - Business Magazine Albania

SHBA vazhdon sanksionet ndaj Iranit. Shkak kufizimi i aksesit në internet

Irani mbetet në lupën e SHBA-së, e cila ka vazhduar goditjen me sanksione të republikës islamike, duke shënjestruar së fundi shtatë zyrtarë të lartë të saj. Masat ndëshkuese ndaj tyre po merren për shkak të kufizimit të qasjes në internet dhe “dhunës së vazhdueshme kundër protestuesve paqësorë”.

Tubimet nuk kanë reshtur në Iran që prej vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në duart e policisë së moralit, që e burgosi vajzën e re për mbajtjen e hixhabit në mënyrë të pahijshme.

Mes personave të sanksionuar nga Washingtoni është dhe Yadollah Javani, shefi i Policisë së zbatimit të ligjit në Teheran. Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se në listën e të sanksionuarve janë edhe ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, ministri i Komunikimit, Eisa Zarepur dhe Vahid Mohammad Naser Majid, kreu i Policisë kibernetike iraniane.

Në fund të shtatorit, Shtetet e Bashkuara njoftuan lehtësimin e kufizimeve të eksportit ndaj Iranit, me qëllim zgjerimin e qasjes në shërbimet e internetit, për shkak të kufizimit nga Qeveria iraniane pas trazirave ne vend. Amini ra në koma dhe vdiq në 1 spital në 16 shtator. Kritikët akuzojnë policinë për përdorim të dhunës; policia e mohon. Që nga vdekja e gruas së re, mijëra njerëz kanë protestuar në të gjithë vendin kundër kursit represiv të qeverisë dhe forcave të sigurisë, si dhe kundër sistemit islamik.

TSE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0