Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin ndalimin e importit të naftës ruse, një lëvizje kjo që do t’i kushtojë nërdërprerjen e 8% të importeve vjetore të Amerikës.
Lajmi për këtë deklaratë që pritet të bëhet publike, e konfirmuar për CNBC nga dy individë, çoi në rritjen e çmimeve në tregun e naftës.
Nafta e papërpunuar WTI u rrit me 4.5% duke arritur çmimin 124$ për fuçi pas raportimeve më të fundit për pezullimin e importeve nga Rusia. Nafta e papërnuar Brent, u rrit me 5% pra rreth 129$ për fuçi.
Kjo lëvizje vjen si rezultat teksa komuniteti ndërkombëtar po përpiqet me sa mundet të ndëshkojë ekonomikisht Rusinë si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Lexo edhe: Tri fusha ku SHBA do të ndërhyjë në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës
“Thjesht nuk mund të mbështetemi tek një ofrues i cili na kërcënon,” tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë për shtyp.
Shtëpia e Bardhë dhe Depratmaneti i Energjisë nuk ju përgjigjën kërkesave për koment. Por Shtëpia e Bardhë përditësoi axhendën e Presidentit Biden këtë të martë duke përfshirë në axhendë një deklaratë të sanksioneve të reja të SHBA-ve për të vënë Rusinë para përgjegjësisë së luftës së pajustifikueshme në Ukrainë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto