Administrata e presidentit amerikan Joe Biden po punon që të kufizojë edhe më shumë eksportin e pajisjeve të prodhimit për gjysmëpërçuesit në Kinë.
Qeveria i ka njoftuar kompanitë amerikane mbi planin, dhe u ka bërë me dije atyre se pret që të publikojë kufizimet që në fillim të muajit të ardhshëm, thuhet në raportin e cituar nga Bloomberg.
Sipas këtij raporti, Administrata Biden, planifikon që për këtë të koordinohet me Holandën dhe Japoninë.
Gjatë javës, qeveria holandeze deklaroi se planifikon vendosjen e kufizimeve të reja mbi eksportet e teknologjisë të gjysmëpërçuesve drejt Kinës, në mënyrë që të mbrojë sigurinë kombëtare.
Lexo edhe: Kina sfidon Amerikën edhe në industrinë ajrore. Prodhohet avioni i parë në vend
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Mao Ning, të enjten tha se Kina kundërshtoi kufizimet pasi mendojnë që apo po përdoren si një mjet “për të ndërhyrë dhe kufizuar shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare midis kompanive kineze dhe holandeze”.
SHBA-të kishin vendosur një sërë kufizimesh eksporti në fund të vitit të kaluar, duke përfshirë një masë e cila shkëputi Kinën nga blerja e disa çipave gjysmëpërçues të prodhuar kudo në botë duke përdorur pajisje amerikane.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.