SHBA 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, ish-presidenti rus: “Kjo është luftë” - Business Magazine Albania

SHBA 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, ish-presidenti rus: “Kjo është luftë”

40 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën është paketa e re e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ku Kongresi po përpiqet të vazhdojë rrjedhën e ndihmave ushtarake dhe të forcojë qeverinë në Kiev, për t’u përballur me agresionin rus. Paketa tani pritet të kalojë për miratim në Senat.

“Populli ukrainas ka nevojë për ne, ata kanë nevojë për ndihmën tonë në mënyrë dëshpëruese”, tha Rosa DeLauro, kryetare e Komitetit për ndarje buxhetore në Dhomën e Përfaqësuesve. “Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të konsiderohen përgjegjës. Kjo masë e bën një gjë të tillë duke mbrojtur demokracinë, duke kufizuar agresionin rus dhe duke forcuar sigurinë tonë kombëtare”, shtoi ajo. Paketa synon t’i ofrojë ndihmë ushtrisë ukrainase dhe ekonomisë së këtij shteti, të ndihmojë aleatët rajonalë, ndersa parashikon ndërkohë edhe 5 miliardë dollarë për të ndihmua në ngërcin e mungesave të furnizimit global me ushqime pas krizës së shkaktuar nga lufta.

Lexo edhe: Lufta e Ukrainës është lufta e të gjithëve

Por ish-presidenti rus, Dimitry Medvedev reagoi ashpër ndaj kësaj lëvizjeje të Washingtonit, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara se në këtë mënyrë i kanë shpallur luftë Rusisë “përmes një shteti tjetër”. Në një mesazh të postuar online, ai tha se Amerika do të vuajë më shumë nga kjo paketë e do të humbasë edhe ndikimin e saj në botë. “Nuk do të funksionojë. Printimi i parave po rrit ndjeshëm inflacionin dhe borxhin e qeverisë amerikane, do të gjunjëzohen shpejt”, ka deklaruar Medvedev, një prej aleatëve më besnikë të Vladimir Putinit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0