SGS gjobitet mbi 50 mln lekë. Autoriteti i Konkurencës: Abuzoi me pozitën dominuese - Business Magazine Albania

SGS gjobitet mbi 50 mln lekë. Autoriteti i Konkurencës: Abuzoi me pozitën dominuese


SGS Automotive Albania, kompania e vetme e kontrollit teknik të automjeteve është gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzim me pozitën dominuese, me vlerë sa gati 5.7% e xhiros së vitit financiar (rreth 51 milionë lekë).

Në publikimi zyrtar të Autoritetit, SGS ka abuzuar me pozitën e vet monopol, duke mos ofruar kapacitete të mjaftueshme për ofrimin e shërbimit. Pasojë janë radhët e gjata për drejtuesit e mjeteve, sidomos në periudha të veçanta të vitit.

Autoriteti vëren se, “Koncesionari nuk ka vënë asnjëherë në përdorim qendrat e kontrollit teknik të lëvizshëm, as në periudhat e flukseve maksimale, siç është fundi i vitit kalendarik. Gjithashtu, kjo kompani, në mënyrë arbitrare, i detyron klientët të nënshkruajnë një deklaratë-tip, ku SGS heq dorë nga çdo përgjegjësi që mund t’i shkaktohet mjetit gjatë kontrollit teknik”.

Autoriteti ka urdhëruar që kompania të ndalojë shkeljen brenda 45 ditëve. Në të njwtën kohë, i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të liberalizojë tregun, duke mundësuar edhe licensimin e operatorëve të tjerë.

Deri në përfundim të periudhës koncesionare, Autoriteti rekomandon të miratohet një rregullore për funksionimin dhe monitorimin e koncesionit.

Vendimi 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0