"Sfida Momo" në YouTube. Prindër kujdes me videot që shikon fëmija juaj! - Business Magazine Albania

“Sfida Momo” në YouTube. Prindër kujdes me videot që shikon fëmija juaj!


Kohët e fundit në videot e ndryshme të YouTube, madje edhe në videot e YouTube Kids po shfaqet një kukull e frikshme, ku jep këshilla të dëmshme për fëmijët në mënyrë që ata të kryejnë veprime të dhunshme, deri në vetëvrasje. E quajtur si “Sfida Momo” është bërë një shqetësim për të gjithë prindërit, të cilët kanë reaguar pasi fëmijët e tyre u kanë treguar për të.

Në këtë sfidë është prekur edhe platforma për fëmijët që supozohet të jetë e sigurt dhe larg mesazheve e pamjeve të tilla. Mesa duket këto pamje të kukullës “Momo” dalin nëpër video të ndryshme, të cilët shihen nga fëmijët.

Shumë personazhe vizatimorë janë sjellë në video të frikshme si Pepa Pig, Mickey Mouse, Elsa si dhe Spider-Man.

Lexoni: Pas “Balenës blu” një tjetër sfidë e tmerrshme po përhapet në internet

Karakteri Momo shfaqet në videot e fëmijëve duke u treguar atyre se si të kryejnë vetëvrasje apo veprime të tjera si të ndezin gazin e sobës, ndërsa prindërit e tyre janë duke fjetur, të fusin objekte në priza dhe në fund i kërcënon se nëse ata nuk do t’i bëjnë këto veprime do shfaqet në shtëpitë e tyre dhe do t’i vrasë.

Kur shkarkoni aplikacionin e YouTube Kids, ai shfaq një mesazh në ekran: “Ne punojmë shumë që të ofrojmë një eksperiencë më të sigurt në YouTube, por asnjë sistem i automatizuar nuk është i përsosur”. E vërteta është se YouTube kurrë nuk ka pasur për qëllim të jetë një platformë për fëmijët dhe është e vështirë që të përshtatet me atë rol.

Ajo që na mbetet të bëjmë është të ndajmë këtë lajm me njëri-tjetrin për fëmijë më të sigurt, që jo vetëm të mos bien pre e kësaj sfide, por edhe të rrinë sa më larg platformave të tilla.

burimi: TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0