Programi Shkollat e Shekullit 21, një program frymëzues për të rinjtë

Programi Shkollat e Shekullit 21, një program frymëzues për të rinjtë


Programi “Shkollat e shekullit 21” është një program arsimi tre vjeçar, i zbatuar nga British Council dhe ka për qëllim të zhvillojë aftësitë kryesore të shekullit 21-të në mbi një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) dhe do të përfshijë të gjitha shkollat e arsimit bazë në Ballkanin Perëndimor.

Shkollat e Shekullit 21 është një program që ofron mentorim të vazhdueshëm dhe burime të vlefshme për ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve dhe mësuesve të shkollave, si dhe të politikëbërësve. Programi financohet nga Qeveria Britanike në shumën e 10 milionë paund.

Sfida e Kodimit organizohet në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21” dhe synon të përfshijë e të frymëzojë të rinjtë në Shqipëri të zgjidhin probleme të jetës së përditshme, me të cilat përballen shkollat dhe komunitetet e tyre, përmes programimit të pajisjeve. Sfida do të përdorë pajisjen micro:bit të BBC-së për t’ju mundësuar nxënësve të zhvillojnë projekte që i përgjigjen Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe që eksplorojnë zgjidhje për problemet e jetës së përditshme.

Në këtë Sfidë janë ftuar të marrin pjesë të gjitha shkollat që kanë përfunduar trajnimet e programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe kanë pranuar pajisjet Micro:bit.  Pas vlerësimit të 120 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë digjitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 20 projektet më të mira për t’u prezantuar në Sfidën e Kodimit në Tiranë. Sfida e Kodimit organizohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë.

Lexo: Shkolla Digjitale, startup-i kosovar që ka marrë përmasa ndërkombëtare

Pjesëmarrës në event do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ambasadës së Britanisë në Shqipëri.  Ky aktivitet ofron mundësi për përfaqësuesit e medias që të takojnë nxënësit e shkollave pjesëmarrëse në këtë Sfidë, si dhe të shohin se si funksionon pajisja micro:bit.

Ky aktivitet do të mbahet ditën e enjte në datë 16 janar 2020, 14:30 në ambientet e Tirana Tech Space, Godina e Inovacionit, Rruga Papa Gjon Pali II 1001, Tiranë.

Rreth British Council

British Council është organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe arsim. Ata ndodhen në gjashtë kontinente dhe në më shumë se 100 vende, ku kontribuojnë në fushat e artit dhe kulturës, gjuhës angleze dhe shoqërisë civile. Vitin e shkuar kanë komunikuar direkt me 65 milionë njerëz dhe 731 milionë në tërësi, duke përfshirë komunikimet online, transmetimet dhe publikimet. Ato japin kontribut pozitiv në vendet me të cilat punojmë, duke ndryshuar jetët e njerëzve përmes krijimit të mundësive, ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit të ndërsjellë. Të themeluar në vitin 1934, ata janë një institucion bamirës i Mbretërisë së Bashkuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0