Seria më e re e smartphone-ve Samsung Galaxy S21 dhe kufjet wireless Galaxy Buds Pro mbërrijnë në Shqipëri në fund të Janarit - Business Magazine Albania

Seria më e re e smartphone-ve Samsung Galaxy S21 dhe kufjet wireless Galaxy Buds Pro mbërrijnë në Shqipëri në fund të Janarit

Samsung Galaxy S21

Pas eventit global Unpacked, Samsung Electronics Adriatic prezantoi modelet e saj më të fundit flagship në eventin virtual lokal – Galaxy S21, Galaxy S21+ dhe Galaxy S21 Ultra, si dhe kufjet wireless Galaxy Buds Pro. Eventi virtual mblodhi pjesëmarrës nga tetë vende të rajonit ku Samsung operon, si dhe disa personazhe publike. Ndër të parët që provuan pajisjet e reja të Samsung ishin këngëtarja Kroate Franka Bateli Bat, aktori Serb Milosh Bikoviov, skiatori Slloven Ilka Štuhec dhe astronautja e re Britanike Helen Sharman. Pajisjet e reja Samsung do të dalin në tregjet Shqiptare më 29 Janar. Galaxy S21 5G do të jetë në dispozicion për një çmim prej ALL 104,999 dhe Galaxy S21+ 5G për ALL 128,999. Çmimi i Galaxy S21 Ultra fillon nga ALL 153,999, ndërsa Galaxy Pro Buds do të shitet me pakicë për ALL 28,699.

“Vitin e kaluar, ne pamë se sa i nevojshëm ishte roli që teknologjia luajti në jetën tonë. Jam i emocionuar të prezantoj këto smartphone Samsung sot, që i përgjigjen sfidave të përditshme me performancën e tyre të mahnitshme dhe teknologjinë e përparuar. Pajisjet Galaxy S21 ofrojnë një përvojë krejt të re të pajisjeve inteligjente, të cilat janë po aq të rëndësishme për punë, sa edhe për argëtim, komunikim me familjen dhe miqtë ose menaxhim të shtëpisë së zgjuar,“ tha Pavle Zobundžija, Drejtor i IT & Komunikimeve Mobile në Samsung Electronics Adriatic. Të ftuarit, të apasionuar pas teknologjisë, panë se si Samsung po çon inovacionin domethënës përpara për t’u dhënë njerëzve përvoja të personalizuara që pasurojnë jetën e tyre dhe i fuqizojnë ata të shprehin se kush janë. Samsung e njeh rëndësinë e zgjedhjes, veçanërisht tani, dhe kjo është arsyeja pse seria Galaxy S21 ju jep lirinë për të zgjedhur pajisjen më të mirë për stilin dhe nevojat tuaja.

Lexo: Samsung prezanton inovacionet më të fundit për një ‘Normale më të Mirë’ në CES 2021

Galaxy S21 ka një dizajn të ri, më kompakt, ndërsa Galaxy S21+ u ofron përdoruesve një ekran të zgjeruar 6.7 inç dhe një bateri më të fuqishme. Galaxy S21 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë Vjollcë të tejdukshme, Gri të tejdukshme, Rozë të tejdukshme dhe të Bardhë të tejdukshme, në versione 128 GB dhe 256 GB, si dhe 8 GB RAM. Galaxy S21+ vjen në ngjyrë Vjollcë të tejdukshme, të Zezë të tejdukshme dhe të Argjendtë të tejdukshme, në versione 128 GB dhe 256 GB dhe me 8 GB RAM. Të dy telefonat inteligjentë kanë kamera të nivelit më të lartë me opsione dhe veçori të panumërta.

Telefoni inteligjent Galaxy S21 Ultra krenohet me një dizajn që është elegant dhe i mrekullueshëm. Galaxy S21 Ultra do të jetë në dispozicion në dy ngjyra – e Zezë e tejdukshme dhe e Argjendtë e tejdukshme, dhe është i veshur me një sipërfaqe luksoze të mjegulluar, e cila paraqet një pamje më të sofistikuar. Ndryshe nga pajisjet Galaxy S21 dhe S21+, Galaxy S21 Ultra është në dispozicion në një version 128 GB me 12 GB RAM. Galaxy S21 Ultra mbështet S Pen, i cili lejon përdoruesit të vizatojnë, të modifikojnë foto, të marrin shënime dhe të nënshkruajnë dokumente. Ashtu si Galaxy S21 dhe S21+, super smartphone Galaxy S21 Ultra është gjithashtu i pajisur me opsionin Eye Comfort Shield për të zvogëluar lodhjen e syve.

Audio dhe komunikimi kristal i pastër janë shumë të rëndësishëm për Samsung dhe të gjithë përdoruesit e tij. Me një woofer 11 mm me thellësi mbresëlënëse dhe një tweeter 6.5 milimetër, Galaxy Pro Buds japin një tingull më të pasur, më të gjallë me ndërhyrje minimale nga ambjenti përreth. Përveç se kanë një pamje të re dhe elegante, këto kufje wireless janë gjithashtu të papërshkueshme nga uji dhe mund të zgjasin deri në tetë orë mes karikimeve.

Të gjithë përdoruesit që porosisin paraprakisht një smartphone Galaxy S21 5G ose S21+ 5G deri më 28 janar do të marrin dhuratë kufjet wireless Galaxy Buds Live. Ndërsa me porositjen paraprake të smartphone-it Galaxy S21 Ultra 5G, ata do të marrin dhuratë kufjet wireless Galaxy Buds Pro. Me secilën ofertë, përdoruesit marrin edhe një dhuratë premium – Galaxy SmartTag.

Për më shumë informacion rreth porosive paraprake, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-s21/

Për më shumë informacion rreth Samsung Galaxy S21/Galaxy S21+, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s21-5g/. Për të mësuar më shumë rreth Galaxy S21

Ultra, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s21-ultra-5g/.

###

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0