Serbia e ka bërë të padobishme “autostradën energjetike” - Business Magazine Albania

Serbia e ka bërë të padobishme “autostradën energjetike”


Serbia vazhdon të interferojë në sistemin energjetik të Kosovës, duke përfshirë edhe linjën e re 400kV të Interkoneksionit, në të cilën janë investuar miliona euro nga të dyja vendet.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ende nuk po mund të bëjë operimin e sistemit si bllok kontrollues, por as të bëjë menaxhimin komercial të kongjestioneve në linjat interkonektive të Kosovës dhe alokimin e kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore).

Për pasojë të ndërhyrjes së Serbisë, linja e ndërtuar nuk është lëshuar për qëllime komerciale. Madje, nuk mund të jetësohet as marrëveshja e nënshkruar në mes të operatorëve të dy shteteve për rregullim sekondar, përkundër që në kuadër të projektit të linjës 400 kV është bërë edhe instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë, si dhe infrastruktura e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë – fuqi). Në ditën e lëshimit të linjës 400 kV në punë, ndërhyrja e Serbisë në pronën e Kosovës është ngritur si çështje në nivel të dy qeverive.

/Telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0