Seminar Motivues: “Gruaja Shqiptare në Karrierë”, edicioni i tretë - Business Magazine Albania

Seminar Motivues: “Gruaja Shqiptare në Karrierë”, edicioni i tretë

Më datë 10 Tetor vjen një Seminar Motivues me në qendër FEMRËN, rolin dhe rëndësinë e saj në aspektin profesional….

Seminari “Gruaja dhe karriera”, me në qendër GRUAN, rolin dhe rëndësinë e saj në aspektin profesional ….një burim i rëndësishëm femëror i inteligjencës prodhuese është nevoja për të menaxhuar, pastaj është kapaciteti për të zotëruar në burime të ndryshme, që ndryshe në gjuhën e kompanive përkufizohet si “multitasking”, e që sot është një vlerë veçanërisht e çmuar…

Nëse një grua përfshihet në jetën profesionale, aderon gjithmonë qëndrueshmëri dhe vendosmëri – sipas Simona Scarpaleggia-

Ky seminar vjen me një mori folësish motivues, të cilët janë figura publike të arrira profesionalisht, që do të ndajnë përvojat e tyre me pjesëmarrësit, duke na ofruar çaste mbresëlënëse & emocione pafund.

Data: 10 Tetor 2020

Ora: 10.00-13.00

Event Online

Aplikimi: Dërgoni te dhenat EMËR, MBIEMËR, PROFESION ne adresën elektronike/ email : gruajanekarriere@yahoo.com

Pjesëmarrja në seminar është pa pagesë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0