Sektori i bimëve medicinale dhe aromatike, i dyti në eksportin bujqësor - Business Magazine Albania

Sektori i bimëve medicinale dhe aromatike, i dyti në eksportin bujqësor


“Të gjithë së bashku për një industri të konsoliduar” ishte slogani i takimit Kombëtar të Industrisë së Bimëve Medicinale dhe Aromatike të Shqipërisë (IBMA – AMAP), të organizuar nga Shoqata e Bimëve Medicinale dhe Aromatike Shqiptare, në ambjentet e Hotel Tirana International, më 10 Qershor 2017. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analiza e situatës të këtij sektori të rëndësishëm, i cili i dedikohej jo vetem ruajtjes, kultivimit dhe përpunimit të bimëve mjeksore, por edhe rritjes të eksportit.

Të ftuar ishin Ministrja Milva Ekonomi, përfaqësues të AIDA-s, Ministrisë së Bujqësisë, Institucione Kërkimore, Shoqata të Biznesit, Agjencitë Rajonale të Zhvillimit, Dhomave të Tregtisë, si dhe mbi 200 subjekte kultivuese, grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese të bimëve medicinale dhe aromatike.

AIDA në kuader të misionit dhe programit të punës së saj për mbështetjen e biznesit eksportues, përfshirë edhe atë të bimëve medicinale ka asistuar dhe ndihmuar, nëpërmjet fondeve grant të administruar prej saj. AIDA ka ndihmuar në promovimin dhe certfikimin e produkteve të tyre për eksport 6 kompani të sektorit si: Herba Fruta në Elbasan; Atc, Xherdo, Greenfarm, Vitaherbs, Fabertti në Durrës dhe Mucaj në Koplik, duke luajtur nje rol thelbësor në rritjen e biznesit.

Sektori i bimëve medicinale dhe aromatike gjeneron rreth 25 milionë € nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor. Aktualisht në këtë sektor janë angazhuar rreth 90 – 100 mijë persona dhe produktet e tyre janë më të kërkuara nga tregjet e huaja për eksport.

Burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0