Sektori bankar ka 48 miliardë lekë kredi me probleme

Sektori bankar ka 48 miliardë lekë kredi me probleme

kredi me probleme

Bankat kishin 48 miliardë lekë kredi me probleme në mesin e këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë stoku i kredive me probleme ngeli pothuajse i pandryshuar gjatë 6-mujorit të parë të vitit, edhe falë pezullimit të kërkesave rregullatore për riklasifikim nga Banka e Shqipërisë; ndërkohë, stoku i kredive të këqija paraqitet në rënie të ndjeshme me 24% krahasuar me një vit më parë.

Rënia vjetore e stokut të kredive me probleme u ndikua sidomos nga një përshpejtim i fshirjes së kredive të humbura në fund të vitit të kaluar.

Lexoni: FMN rishikon në ulje vlerësimin për rritjen ekonomike në Shqipëri

Në 12 muajt e fundit, janë fshirë rreth 8.3 miliardë lekë kredi të humbura, të përfaqësuara kryesisht nga kreditë e bizneseve në valutë. Gjithsej, që nga fillimi i procesit të fshirjes, në janar 2015, janë fshirë 65 miliardë lekë kredi të humbura. Kjo shumë është sa 140% e vlerës aktuale të kredive me probleme dhe jep një ide të qartë të ndikimit të madh, që fshirjet kanë pasur në pastrimin e portofoleve të sektorit bankar.

Megjithë fshirjet intensive, pesha e kredive të humbura në strukturën e kredive me probleme vazhdon të rritet. Në mesin e këtij viti kreditë e humbura përbënin 47.3% të kredive me probleme, nga 45% një vit më parë. Në vlerë, kjo përkthehet në 22.7 miliardë lekë kredi të humbura që qëndrojnë ende në portofolin e bankave. Sipas rregullave të Bankës së Shqipërisë, kredia klasifikohet si e humbur kur huamarrësi nuk ka bërë pagesa për një vit me radhë.

Në mesin e këtij viti, raporti i kredive me probleme të sektorit bankar zbriti në 8.1%, nga 8.4% që ishte në fund të vitit të kaluar dhe 11.2% një vit më parë.

Kredia paraqitet më cilësore në segmentin e individëve dhe veçanërisht në segmentin e kredive për blerje banese. Ky ngelet segmenti më cilësor i huasë, me një raport të kredive me probleme në nivelin 4.4%. Ndërkohë, raporti i kredive ngelet më i lartë për bizneset, në kufijtë e 10%.

Megjithatë, tendenca e raportit të kredive me probleme është në rënie edhe në këtë segment dhe fshirjet ngelen faktori me ndikimin kryesor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0