Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë publikoi objektiva ambicioze për burimet e rinovueshme, shkurtimet e emetimeve të gazrave të karbonit dhe kursimin e energjisë për vitin 2030, së bashku me një paketë të tregut të energjisë elektrike.
Ministrat e energjisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë zhvilluan një takim vjetor në Vjenë si organi më i lartë vendimmarrës në Komunitetin e Energjisë. Ata miratuan objektivat e vitit 2030 për të reduktuar konsumin primar dhe final të energjisë, për të përshpejtuar prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe për të reduktuar emetimet e gazeve serrë për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050. Objektivat për palët kontraktuese individuale do të publikohen së shpejti.
Lexo edhe: Konfindustria: shtyrja e aktivitetit të bursës së energjisë, burim korrupsioni
Nën presidencën në detyrë të Ukrainës, e cila ia dorëzoi detyrën Shqipërisë, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë ra dakord për një objektiv prej 31% të prodhimit energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale.
Ministrat thanë se do të kufizonin emetimet e gazeve serrë në 427.64 milionë tonë metrikë ekuivalent të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, që do të ishte një rënie prej 60.9% nën nivelet e vitit 1990. Në krahasim, Bashkimi Evropian synon një ulje të emetimeve prej vetëm 55%.
Duke cituar raportin e fundit mbi zbatimin e direktivave të Komunitetit të Energjisë, drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Artur Lorkoëski tha se palët kontraktuese po bëjnë përparim, duke përfshirë integrimin me BE. Dekarbonizimi do të jetë i nevojshëm për të pasur një treg të integruar plotësisht me BE-në, theksoi ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto