Sejko: Sfida e Bankës së Shqipërisë, krijimi i kushteve për nxitjen e kredidhënies

Sejko: Sfida e Bankës së Shqipërisë, krijimi i kushteve për nxitjen e kredidhënies


Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, mori pjesë në Forumin 21-të të Evropës Qendrore dhe Lindore në Vjenë, Austri, që u organizua nga “Euromoney” nga datat 19-20 janar 2016, bëri të ditur sot Banka Qendrore në një njoftim për shtyp.

Ky forum i përvitshëm mbledh në një tryezë të përbashkët diskutimi figura të rëndësishme të politikës, ekonomisë si dhe përfaqësues nga fusha e financës e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Punimet e këtij forumi ishin konceptuar të ndara në disa panele, ku të pranishmit diskutuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare. Me rëndësi të veçantë ishte paneli i guvernatorëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, me temë “Debati i Politikës Monetare”.

Në këtë panel merrte pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili diskutoi mbi efektet që ka në ekonomitë e këtyre vendeve politika monetare e ndjekur nga Banka Qendrore Evropiane dhe ajo e Rezervës Federale. Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare ekspansioniste e ndjekur nga Banka Qendrore Evropiane ka pasur efekte pozitive kryesisht në rritjen e kërkesës për eksporte nga këto vende si dhe në norma më të ulëta interesi për euron, duke krijuar kështu më shumë mundësi veprimi për ekonomitë e këtyre vendeve.

Duke u ndalur në efektet e kësaj politike në ekonominë shqiptare, Guvernatori Sejko theksoi se një pjesë e konsiderueshme e portofolit të kredisë është në monedhën evropiane dhe ulja e interesave për euron do të thotë më pak stres për ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar.

Përsa i përket efekteve të politikës shtrënguese monetare të ndjekur nga Banka e Rezervës Federale, Guvernatori u shpreh se me përjashtim të çmimit të naftës, këto politika nuk pritet të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në ekonominë shqiptare.

Në mbyllje të diskutimit, ai theksoi se sfida kryesore e Bankës së Shqipërisë për politikën monetare dhe ekonominë është krijimi i kushteve të favorshme për të nxitur procesin e kredidhënies në vend.

Foruni EQL-së, tryeza kushtuar Shqipërisë

sej2Këtë vit, gjatë punimeve të këtij forumi, një vend të veçantë kishte dhe tryeza kushtuar Shqipërisë. I ftuar në këtë tryezë, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit ekonomike dhe financiare në vend.

Ai theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte në zhvillimin ekonomik të vendit. Duke u ndalur në zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, Guvernatori u shpreh se treguesit financiarë tregojnë për një sistem bankar të shëndetshëm, të aftë të përballojë çdo goditje, si dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori Sejko i njohu të pranishmit me planin ndërinstitucional të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë për uljen e nivelit të kredive me probleme. Si rrjedhojë e këtyre masave pritet një rënie e mëtejshme e nivelit të kredive me probleme dhe nxitje e kreditimit.

Sejko-Bennet: BSH dhe BERZH bashkëpunim për zhvillimin ekonomik

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me Phil Bennet, Zëvendëspresident i Parë, si dhe Nick Tesseymen, Drejtor Menaxhimi për Institucionet Financiare, ku vlerësoi kontributin e rëndësishëm dhe mbështetjen që BERZH-i ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit, nëpërmjet investimeve financiare në fushat kyçe të ekonomisë dhe asistencës teknike të ofruar Bankës së Shqipërisë.

Në përfundim të këtij takimi, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e zhvillimit të tregjeve kapitale në Shqipëri për zhvillimin e të cilave nevojitet ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë. Zhvillimi i këtyre tregjeve do të ndikonte ndjeshëm në financimin e bizneseve që operojnë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Guvernatori zhvilloi dhe një takim me Peter Tils, Drejtor për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Deutsche Bank, si dhe Dr. Dagmar Linder – Drejtore Menaxhimi, në Drejtorinë Rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore.

/ATA/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0