Scholz dhe Macron takim ‘kokë më kokë’. A do t’i rezistojë Europa krizës energjetike? - Business Magazine Albania

Scholz dhe Macron takim ‘kokë më kokë’. A do t’i rezistojë Europa krizës energjetike?

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen mbrëmjen e të hënës për një darkë pune në Berlin, për të diskutuar rreth çështjeve të ardhmes së përbashkët europiane.

Së pari, skema e mega-subvencionimit të energjisë, shpallur nga Gjermania, rrezikon të përkeqësojë krizën e çmimit të gazit për vendet e tjera të Bashkimit Europian, pasi Gjermania si lojtar kryesor në treg ndikon në rritjen e çmimit. Së dyti, subvencioni do të thellojë në mënyrë të pashmangshme një hendek pabarazie midis vendeve më të pasura dhe më të varfra të BE-së.

Gjermania nuk do të subvencionojë gazin vetëm për konsumatorët e saj, por edhe për kompanitë, e mëdha dhe të vogla. Kjo do të thotë se kompanitë mund të prodhojnë me çmime më të lira në Gjermani, duke konkurruar edhe më shumë ato të vendeve të tjera. Në të njëjtën kohë, Berlini po kundërshton masat e institucioneve europiane në Bruksel, siç është kufizimi i çmimit të gazit të BE-së.

Lexo edhe: Gjermania 200 miliardë euro për energjinë: “Mbrojmë familjet dhe bizneset”

Një problem shumë i ngjashëm u shfaq gjatë krizës së COVID, kur Gjermania vendosi të prezantojë një stimul masiv për të mbajtur kompanitë e saj në këmbë – dhe vendet e tjera të BE-së, përfshirë Francën, paralajmëruan për problemet e mëdha që kjo mund të krijonte në tregun e përbashkët. Përfundimisht, Gjermania ra dakord për huamarrjen e përbashkët të BE-së për të kompensuar të paktën pjesërisht vendet me më pak kapacitete.

Por pyetja që shtrojnë të gjithë tani është: A do ta bindë Macron Scholz-in se solidariteti i BE-së është sërish në provë të madhe – dhe a do të pajtohet Scholz për një raund tjetër të huamarrjes së përbashkët?

Politico 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0