Scarab i Volkswagen shpallet makina më e shitur e të gjitha kohërave - Business Magazine Albania

Scarab i Volkswagen shpallet makina më e shitur e të gjitha kohërave

Scarab i Volkswagen shpallet makina më e shitur e të gjitha kohërave

Scarab i Volkswagen është shpallur makina më e shitur e të gjitha kohërave, duke lënë në vend të dytë Ford T.
Beetle ka dalë në treg që në vitin 1930, i cili shënon dhe periudhën më të errët në historinë e Volksëagen.
Ajo çka është më interesante është fakti se makina që do të rezultonte më e njohura e të gjitha kohërave, filloi si një vizion i Adolf Hitlerit, i cili sapo ishte bërë kancelar i Gjermanisë dhe donte të ndërtonte rrugë, por edhe mjete të lira për njerëzit.Në atë kohë, inxhinieri austriak Ferdinand Porsche po punonte tashmë në projektimin e një makine të vogël për masat. Hitleri dhe Porsche u takuan, me inxhinierin e ngarkuar me projektimin e asaj që quhej “makina e popullit”. Prodhimi masiv i makinës që më vonë do të quhej Beetle filloi pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht, pritja nga konsumatorët amerikanë ishte paksa e vakët, për shkak të preferencës së tyre tradicionale për makinat e mëdha, ashtu edhe për shkak të lidhjeve të Volkswagen me Hitlerin.

Por fushata legjendare reklamuese e nisur në vitin 1959 nga kompania Doyle Dane Bernbach, duke promovuar madhësinë e vogël të makinës si avantazhin e saj të madh, bëri ndryshimin në shitjet e saj. Kështu, Beetle u kthye në modelin më të kërkuar në tregun amerikan. autoweek

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0