Sanksionet evropiane “shënjestrojnë” arin rus - Business Magazine Albania

Sanksionet evropiane “shënjestrojnë” arin rus

ari rus

Paralajmërimet e Rusisë se mund t`i mbyllë sërish rubinetat e gazit, nuk e kanë penguar Bashkimin Europian t`i shkojë deri në fund planeve për të vendosur sanksione të reja ndaj Moskës.

Ky hap vjen pasi vendet anëtare të bllokut mbështetën një sërë masash mes tyre ndalimi i importit të arit rus si dhe shtrëngimi i kontrollit mbi eksportin e disa mallrave të teknologjisë së lartë dhe pavarësisht faktit që Rusia e rinisi furnizimin me gaz përmes tubacionit të saj më të madh, Nord Stream 1, pas një pauze 10 ditore për punime të mirëmbjajtjes. Komisioni Europian Ursula von der Leyen tha se përforcimi i sanksioneve e shtrirja në kohë e tyre i dërgon “një sinjal të fortë Moskës se ne do të vazhdojmë të ushtrojmë trysni për aq kohë sa të duhet”. Ende nuk ka detaje mbi sanksionet e reja pasi ato pritet të postohen në fletoren zyrtare të BE-së. Gjatë gjithë javës zyrtarët evropianë kanë kërkuar të shtrëngojnë paketën e gjerë të sanksioneve ndaj Rusisë, duke i shtuar dhe një vendim për ndalimin e eksportit të arit, me shpresën se masat të kenë një ndikim vendimtar në luftën në Ukrainë.

Lexo edhe: “Goditje” tjetër për Moskën. G7 vendos çmim tavan për naftën ruse

“Për momentin “gjëja më e rëndësishme është ndalimi i arit rus”, industria e dytë më e madhe e eksportit e këtij vendi, pas energjisë. Kjo është pjesë më e rëndësishmë e planit tonë të fundit, të fokusuar më së shumti tek përmirësimi i implementimit të sanksioneve ekzistuese.” – u shpreh Josep Borell, shefi i diplomacisë evropiane.

Muajin e kaluar grupi i shtatë vendeve me të industrializuara të botës, G7, u angazhua për një ndalim të arit rus, duke theksuar se Moska ka përdorur atë për të anashkaluar ndikimin e disa raunde sanksionesh të vendosura nga Perëndimi. Krahas masave kufizuese, BE-ja vendosi gjithashtu të japë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0