Samsung sjell fablet-in e ri me ekran 4K - Business Magazine Albania

Samsung sjell fablet-in e ri me ekran 4K


Edhe pse nuk është kompania e parë në treg që sjell teknologjinë e ekranit 4K, Samsung mund të jetë duke planifikuar përfshirjen e saj në telefonat e ardhshëm.

Pas Sony Xperia Z5 Premium, edhe kompania koreano-jugore mund të jetë duke punuar në drejtim të sjelljes së ekranit 4K në njërën prej pajisjeve të saj në të ardhmen e afërt.

Në konferencën e Display Week, Samsung ka paraqitur ekranin 4K të integruar në njërin prej telefonave të ardhshëm, gjatë javës së kaluar në San Fransisko.

Ekrani thuhet të ketë madhësi prej 5.5” dhe rezolucion prej 2160 x 3840 pikselëve, që i bie të ketë 806 piksel për një inc.

Pajisjet e deritanishme të Samsung si Galaxy S7 dhe S7 Edge kanë rezolucion HD (1440 x 2560), megjithatë asnjë nga pajisjet e lartëpërmendura nuk ka teknologjinë 4K të instaluar në ekran.

Sipas spekulimeve, pajisja e re e cila do të ketë ekran 4K do të jetë pajisja e ardhshme e kompanisë, përkatësisht fableti Galaxy Note.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0