Samsung prezantoi zgjidhje të avancuara HVAC në ISH 2025 nën temën "Connected Flow" - Business Magazine Albania

Samsung prezantoi zgjidhje të avancuara HVAC në ISH 2025 nën temën “Connected Flow”

Samsung prezantoi zgjidhje të avancuara HVAC në ISH 2025 nën temën "Connected Flow"

Samsung Electronics njoftoi pjesëmarrjen e tij në ISH 2025, panairin më të madh ndërkombëtar për industrinë sanitare dhe HVAC, i cili u zhvillua nga 17 deri më 21 mars në Frankfurt. Samsung prezantoj zgjidhje inovative të dizajnuara për të përmirësuar rehatinë, lidhjen dhe efikasitetin në mjediset rezidenciale dhe komerciale.

“Ky ishte viti ynë i dytë në ISH pas debutimit në 2023, dhe ishim të entuziazmuar të prezantonim produkte edhe më të avancuara së bashku me një gamë të gjerë zgjidhjesh inteligjente, si SmartThings Pro dhe b.IoT Lite, që përputheshin me temën Connected Flow,” tha Wim Vangeenberghe, Zëvendës President i Samsung Air Solution. “Kjo ishte një mundësi e rëndësishme për të shfaqur inovacionet tona të gjeneratës së ardhshme dhe për të nxjerrë në pah edhe një herë angazhimin tonë ndaj përvojave më të zgjuara të jetesës.”

Zgjidhje të avancuara HVAC në qendër të vëmendjes

Në ISH 2025, Samsung paraqiti një gamë të gjerë sistemesh dhe teknologjish, përfshirë Slim Fit EHS ClimateHub dhe Mono R290, kontrollues me prekje, module Wi-Fi dhe zgjidhje të tjera. Një nga risitë kryesore ishte kondicioneri i ri “Bespoke AI” WindFree, i krijuar për të sjell edhe më shumë rehati për përdoruesit.

Kondicionerët AI WindFree 2025 përfshijnë teknologjinë AI Fast & Comfort Cooling, e cila analizon mjedisin përreth për të ofruar ftohje të shpejtë dhe automatike sipas preferencave të përdoruesve. Fillimisht, teknologjia AI analizon vazhdimisht mjediset e brendshme dhe të jashtme për të zbuluar nëse po arrin temperaturën e preferuar të përdoruesit dhe më pas e kalon modalitetin e saj në WindFree Cooling. Një tjetër risi është teknologjia Comfort Drying, që ul lagështinë pa ftohur ndjeshëm dhomën. Ndryshe nga mënyrat tradicionale të tharjes, që ulin temperaturën për të tharë  lagështinë, Comfort Drying ruan një nivel optimal lagështie, duke shmangur ndjesinë e të ftohtit. Për më tepër, modaliteti i kursimit të energjisë me AI në aplikacionin SmartThings mund të reduktojë konsumin e energjisë deri në 30%, falë një algoritmi inteligjent që menaxhon frekuencën e kompresorit dhe parandalon harxhimin e panevojshëm të energjisë.

Lexo edhe:Seria e re Samsung Galaxy A arrin në Shqipëri

Dizajn inovativ i mirënjohur

Samsung njoftoi gjithashtu se njësitë e saj Slim Fit EHS ClimateHub – ClimateHub Mono dhe Hydro Unit Mono kanë fituar çmimin prestigjioz Designplus në kategorinë “Uji & Efikasiteti +” në ISH 2025. Ky çmim vlerëson produktet që kombinojnë dizajnin inovativ me teknologjinë më të fundit me fokus në konceptet e reja që japin vlerë të shtuar përmes zhvillimeve teknologjike.

Këto njësi dallohen për dizajnin e tyre të hollë, që lejon instalim të lehtë në hapësira të ndryshme, pa kompromentuar performancën. Ato përfshijnë komponentë kryesorë si filtra magnetikë, valvula tre-drejtimëshe dhe enë zgjerimi për ngrohje, duke ofruar një instalim të thjeshtë dhe efikas. Për më tepër, Samsung vjen me një ekran të gjerë 7” AI Home, i cili ofron një ekran intuitive për kontrollin e temperaturës dhe menaxhimin e konsumit të energjisë. Përveç kësaj, përdoruesit mund të monitorojnë statusin dhe konsumin e energjisë të sistemeve fotovoltaike (PV) të lidhura, duke përdorur pamjen e zonës, si dhe të kontrollojnë pajisje të tjera të lidhura me SmartThings.

SmartThings Pro: Lidhje inteligjente e pametë për bizneset

Në përputhje me temën “Conncected Flow”, Samsung demonstroj përfitimet e zgjidhjeve inteligjente përmes SmartThings Pro, duke treguar skenarë të ndryshëm të aplikimit në mjedise biznesi. Vizitorët do të shohin se si SmartThings Pro krijon një ambient të personalizuar duke integruar pajisje të ndryshme – nga ndriçimi inteligjent deri te sistemet diellore – dhe mundëson monitorim të plotë të konsumit të energjisë.

Samsung prezantoj gjithashtu SmartThings Pro dhe b.IoT Lite për menaxhimin e hapësirave komerciale, si hotelet dhe dyqanet me pakicë. Këto zgjidhje ndihmojnë në optimizimin e ngrohjes, ftohjes dhe konsumit të energjisë, duke përmirësuar efikasitetin operacional.

Me këtë pjesëmarrje në ISH 2025, Samsung riafirmoi angazhimin e tij për të zgjeruar biznesin e HVAC në nivel global dhe për të ofruar zgjidhje klimatike inovative për klientët në mbarë botën. Vizitorët në stendën e Samsung kishin mundësinë të eksplorojnë produktet më të fundit, të angazhohen me përfaqësuesit e kompanisë dhe të përjetojnë drejtpërdrejt të ardhmen e zgjidhjeve HVAC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0