Vetem pak kohe pasi u zbulua Galaxy S 4, mediat e teknologjise ne bote filluan te raportonin mbi nje version te vogel te pajisjes , dicka qe ne fund te fundit eshte e logjikshme, duke pasur parasysh se Galaxy S III e ka nje version mini.
Bloomberg raportoi se pas fundit te prillit, kur do te hidhet ne treg Galaxy S 4, pritet te vije edhe nje pajisje tjeter e palajmeruar deri tani. Nese behet fjale per nje alternative te ngjashme sic eshte Galaxy S III mini me origjinalin GS III, atehere me shume mundesi “S 4 mini” do te filloje te shitet vecanerisht ne Evrope si nje version me pak i avancuar se GS 4.
Deri tani thashethemet sugjerojne se pajisja do te kete procesor dual-core 1.6GHz, ekran 4.3-inc dhe kamera 8MP. Nese keto raportime jane te verteta, atehere ky smartphone do te ishte teper terheqes si nje version alternative me pak i shtrenjte dhe me karakteristika mjaft te mira.
Fatkeqesisht, deri ne keto momente nuk kemi detaje zyrtare nga ana e Samsung-ut lidhur me karakteristikat. Gjithsesi kompania ne deklaraten e saj mbi keto raportime as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka mohuar ato.
Nje zedhenes i tyre u shpreh vetem se: “Ne nuk kemi lajmeruar mbi ndonje produkt si ai qe permendet ne artikullin e Bloomberg.” (PCWorld Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto