Samiti i G7 në Japoni mbledh liderat e fuqive ekonomike - Business Magazine Albania

Samiti i G7 në Japoni mbledh liderat e fuqive ekonomike


Liderët e vendeve anëtare të Grupit të 7-të fuqive ekonomike e fillojnë sot samitin në Japoni me shqetësime lidhur me shëndetin e ekonomisë globale, e cila do të jetë në fokus të takimit 2-ditësh.

Shefat e shteteve dhe të qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë, pritet të diskutojnë edhe për shumë çështje të tjera, përfshirë krizën e refugjatëve në Evropë, terrorizmin, sigurinë në Internet dhe sigurinë detare.

Para fillimit të samitit në Ise-Shim, pjesëmarrësit e kanë vizituar Ise Jingu, lokalitetin më të shenjtë të religjionit Shinto.

Nesër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet ta vizitojë Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan, që udhëton në këtë qytet ku ishte përdorur bomba e parë atomike në botë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0