Samir Mane zgjeron investimet në Austri, blen godinën ikonike në zemër të Vjenës - Business Magazine Albania

Samir Mane zgjeron investimet në Austri, blen godinën ikonike në zemër të Vjenës

Grupi BALFIN vijon të zgjerojë investimet në Austri, duke u bërë së fundmi zotërues me 100% i një prej ndërtesave më simbolike në kryeqytetin e vendit, në Vjenë. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në mediat sociale vetë Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, i cili  ndër të tjera shkruan: “Përgëzime Grupit BALFIN për blerjen e kësaj pasurie ikonike në zemër të Vjenës. E ndërtuar në vitin 1872, kjo ndërtesë historike ishte dikur një nga hotelet e para luksoze në Vjenë. Sot është në pronësi 100% të Grupit BALFIN. Kjo ndërtesë nuk është thjesht pjesë e trashëgimisë arkitekturore të Austrisë, është simbol i historisë, qëndrueshmërisë dhe transformimit. Në Grupin BALFIN, jemi të nderuar që do t’i rikthejmë shkëlqimin dhe do t’i japim jetë të re kësaj vepre arkitekturore. Vizioni ynë është të ruajmë vlerat artistike dhe kulturore të saj, duke e shndërruar njëkohësisht në një hapësirë moderne që i përgjigjet nevojave në zhvillim të qytetit. Nga skulpturat mbresëlënëse të kariatideve deri te fasada monumentale, çdo detaj do të trajtohet me kujdes dhe qëllim të veçantë. Kjo përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në misionin tonë për të krijuar vlera afatgjata përmes investimeve të zgjuara, të qëndrueshme dhe me kuptim, kudo në botë.Ndërtesa e Drejtorisë Federale të Hekurudhave ( Bundesbahndirektionsgebäude) ndodhet në Nordbahnstraße 50, në distriktin e dytë të kryeqytetit austriak.

Fillimisht u ndërtua në vitin 1872 si “Hotel Donau” për Ekspozitën Botërore të Vjenës në vitin 1873, ndërsa nga viti 1892 shërbeu si seli për Hekurudhën Veriore të Perandorit Ferdinand dhe më vonë u bë seli e Hekurudhave Shtetërore Perandorake dhe Mbretërore si dhe e Drejtorisë Federale e Hekurudhave në Vjenë (Bundesbahndirektion Wien ) pas shtetëzimit në vitin 1907.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Samir Mane (@samirmane_official)

Grupi BALFIN nuk ka bërë ende të ditur vlerën e investimit për blerjen e godinës, por sipas vlerësimeve llogaritet të kushtojë mes 35-40 milionë euro raporton Ekofin.al

Lexo edhe: Alice Walton, gruaja më e pasur në botë sipas Forbes!

Presidenti i BALFIN, Samir Mane, ka një lidhje të veçantë me Vjenën, vendi ku fillimisht emigroi dhe  nisi hapat e parë në sipërmarrje, për t’u kthyer më pas në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0