Grupi BALFIN vijon të zgjerojë investimet në Austri, duke u bërë së fundmi zotërues me 100% i një prej ndërtesave më simbolike në kryeqytetin e vendit, në Vjenë. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në mediat sociale vetë Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, i cili ndër të tjera shkruan: “Përgëzime Grupit BALFIN për blerjen e kësaj pasurie ikonike në zemër të Vjenës. E ndërtuar në vitin 1872, kjo ndërtesë historike ishte dikur një nga hotelet e para luksoze në Vjenë. Sot është në pronësi 100% të Grupit BALFIN. Kjo ndërtesë nuk është thjesht pjesë e trashëgimisë arkitekturore të Austrisë, është simbol i historisë, qëndrueshmërisë dhe transformimit. Në Grupin BALFIN, jemi të nderuar që do t’i rikthejmë shkëlqimin dhe do t’i japim jetë të re kësaj vepre arkitekturore. Vizioni ynë është të ruajmë vlerat artistike dhe kulturore të saj, duke e shndërruar njëkohësisht në një hapësirë moderne që i përgjigjet nevojave në zhvillim të qytetit. Nga skulpturat mbresëlënëse të kariatideve deri te fasada monumentale, çdo detaj do të trajtohet me kujdes dhe qëllim të veçantë. Kjo përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në misionin tonë për të krijuar vlera afatgjata përmes investimeve të zgjuara, të qëndrueshme dhe me kuptim, kudo në botë.”Ndërtesa e Drejtorisë Federale të Hekurudhave ( Bundesbahndirektionsgebäude) ndodhet në Nordbahnstraße 50, në distriktin e dytë të kryeqytetit austriak.
Fillimisht u ndërtua në vitin 1872 si “Hotel Donau” për Ekspozitën Botërore të Vjenës në vitin 1873, ndërsa nga viti 1892 shërbeu si seli për Hekurudhën Veriore të Perandorit Ferdinand dhe më vonë u bë seli e Hekurudhave Shtetërore Perandorake dhe Mbretërore si dhe e Drejtorisë Federale e Hekurudhave në Vjenë (Bundesbahndirektion Wien ) pas shtetëzimit në vitin 1907.
View this post on Instagram
Grupi BALFIN nuk ka bërë ende të ditur vlerën e investimit për blerjen e godinës, por sipas vlerësimeve llogaritet të kushtojë mes 35-40 milionë euro raporton Ekofin.al
Lexo edhe: Alice Walton, gruaja më e pasur në botë sipas Forbes!
Presidenti i BALFIN, Samir Mane, ka një lidhje të veçantë me Vjenën, vendi ku fillimisht emigroi dhe nisi hapat e parë në sipërmarrje, për t’u kthyer më pas në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto