Sam Altman është duke bashkëthemeluar një startup të ri për ndërfaqe tru-kompjuter me emrin Merge Labs dhe po përpiqet të sigurojë fonde për të, të cilat mund të vijnë kryesisht nga ekipi i investimeve i OpenAI, sipas burimeve të paidentifikuara për Financial Times. Vlerësimi i startup-it pritet të arrijë rreth 850 milionë dollarë. Një burim i njohur me marrëveshjen për TechCrunch tha se bisedimet janë ende në faza të hershme dhe OpenAI nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen, ndaj kushtet mund të ndryshojnë.
Merge Labs po punon gjithashtu me Alex Blania, i cili drejton Tools for Humanity (më parë World) projektin digjital të identifikimit me skanim të syrit të Altman, i cili “lejon çdo person të verifikojë njerëzimin e tij,” sipas përshkrimit të kompanisë.
Startup-i i Altman do të konkurrojë me Neuralink të Elon Musk, i cili po zhvillon çipe për ndërfaqe tru-kompjuter që implantohen në tru. Musk themeloi Neuralink në 2016, megjithëse ekzistenca e tij u bë publike në 2017 dhe kompania ka arritur përparime të konsiderueshme.
Aktualisht, Neuralink po zhvillon prova me persona që vuajnë nga paraliza e rëndë, me qëllim që ata të mund të kontrollojnë pajisje thjesht me mendjen. Në qershor, kompania mbylli një raund investimi Series E prej 600 milionë dollarësh me një vlerësim prej 9 miliardë dollarësh.
Si Neuralink ashtu edhe Merge Labs mund të revolucionalizojnë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me teknologjinë, duke u afruar me konceptin e “singularitetit” , një pikë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale mund të tejkalojnë aftësitë njerëzore. Që para se Silicon Valley të bëhej i fokusuar tek inteligjenca artificiale e përgjithshme (AGI), ideja e singularitetit kishte magjepsur elitën e teknologjisë. Musk ka përdorur këtë term për të përshkruar një kohë kur AI do të tejkalojë inteligjencën njerëzore, ndërsa definicioni klasik i vitit 1960, sipas një novele të Dino Buzzati, nënkupton bashkimin e teknologjisë me njeriun.
Lexo edhe: TikTok sfidon “fake news” me shënime komunitare – a funksionon vërtet ky model?
Altman kishte shkruar në blogun e tij për The Merge në 2017: “Megjithëse procesi i bashkimit ka filluar, ai do të bëhet edhe më i çuditshëm. Ne do të jemi speciet e para që do të projektojmë pasardhësit tanë,” duke iu referuar punës hulumtuese që kishte parë në OpenAI, ku Musk ishte ende bashkëthemelues.
Musk u largua nga OpenAI në 2018, dhe marrëdhënia mes dy liderëve të teknologjisë ka degraduar që atëherë. Madje, këtë javë, Altman dhe Musk kanë pasur përplasje në platformën X, pasi Altman akuzoi Musk për manipulim të X, dhe Musk e quajti Altman gënjeshtar.
Do të duhet të presim për njoftimin formal të Merge Labs. Por duket qartë se Altman nuk kishte ndërmend të lejonte Musk të punonte mbi diçka kaq të rëndësishme pa një sfidues. OpenAI ka refuzuar të komentojë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.