Së fundmi, Sam Altman ka folur për largimin e tij të papritur nga OpenAl, dhe rikthimin e tij si CEO vetëm disa ditë më vonë.
“Ka qenë jashtëzakonisht e dhimbshme për mua, por mendoj se ka qenë e mrekullueshme për OpenAl”, tha Altman.
Dhe sapo u kthye përsëri në pozitë, Altman tha se kompania nuk ka qenë kurrë më e unifikuar, e vendosur, si dhe e fokusuar.
Gjithashtu, ai theksoi se e ndjente se tensionet në kompani do të dërgonin në ndërtimin e AGI-së si një formë hipotetike e Inteligjencës Artificiale, që ka aftësi njerëzore si sensi dhe vetëdija.
“Momenti më krenar për mua, në gjithë këtë çmenduri, ishte të kuptoja se ekipi mund të drejtonte plotësisht kompaninë pa mua”, shtoi Altman.
Ndryshe, një nga ndryshimet kryesore që vendosi OpenAl pas kthimit të Altman, ishte se bordi i ri mund të vërë veton ndaj vendimeve të tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.