Sabi Osmani si ndërtova një qendër tregëtare online - Business Magazine Albania

Sabi Osmani si ndërtova një qendër tregëtare online

Sabahete Osmani lindur  në Tropojë dhe në moshën 5 vjeçare transferohet me familjen në Tiranë. Sabi përfundon universitetin në fakultetin e Shkencave Sociale. Në një nga eksperiencat e para të punës njihet me atë që më vonë do jetë bashkëshorti i saj. Të dy vendosin të hapin një biznes bashkë duke pasur lidhje të mira me shtetin fqinjë, Italinë. Biznesi i parë do jetë ai i Call-center që do rezultojë mjaft fitimprurës, por Sabi është gjithmonë në kërkim të një ideje inovatore dhe çdo herë është gati të guxoje për më shumë. Ndaj kur së bashku me bashkëshortin vendosin të hapin një restorant në Golem “Restorant Perla” zbulon se adhuron edhe boten e marketingut. Por Sabi nuk u ndal këtu, për herë të parë mendopi të sillte një sipërmarrje risi në Shqipëri.Një mënyrë e re turizmi duke tërhequr jo vetëm me bukurinë e vendit tonë por edhe me kostot me të ulëta në fushën e mjekësisë dhe stomatologjisë. Lind kështu në vitin 2018 #EasyAlbania, një kompani turistike ndryshe nga të tjerat.

Çfarë është “Easy Albania”?
Është një biznes që ofron dhe do vazhdojë të ofrojë shumë më shumë . Një qëndër tregtare që ofron shumë mundësi në blerje por dhe në shitje. Për të gjithë ata që nuk e dinë është moment të shisni dhe të blini në “Easy Albania”. Ju keni mundësinë të komunikoni në formë dinjitoze me klientin.

 Cila ka qënë sipërmarrja juaj me risk por e sukseshme?
Të jem e sinqertë sipërmarrja më e vëshirë për mua ka qënë dhe vijon të jetë “Easy Albania”. Ajo u krijua  menjëherë si nevojë e konsumatorit për të pasur shërbime dhe zgjedhje por në rastin e pandëmisë në të cilën lulëzouan bizneset online nuk kishim biznese më struktura. Vitin e parë të pandëmisë ku gjithë Shqipëria u mbyll ne punonim. Ky vijon të jetë një biznes i vështirë për të qënë online kudo. Ne vijmë nga mendësi që nuk blejmë shpesh online, mos funksionimi i kartave apo problemeve të tjera e kanë nderlikuar edhe më tepër. Mos pasja e gjendjes e stokut nga rreziku që sot biznesi ekziston nesër jo…
Por, unë e quaj sukses sepse  është Lancuar në Tetor dhe në Janar bëjmë komplet një mbyllje dhe sot jemi në Muajin Korrik dhe ne kemi 10mije vizitore në ditë. Jam e lumtur të them që biznesi rritet dita dites dhe kolenti ka gjetur qëndrën  tregtare e vet online. Ajo që unë dhe kompanitë e tjera synojmë është që konsumatori të blejnë online. Është më leht dhe më shpejt.

 Cili është projekti juaj akutal me të cilën jeni duke u marrë?
 Kam dy projekte në dorë e para e sjelljes në fokus të grave në teknologji dhe krijim e një grupi më inxhinierë Softwerë sepse tregu ka një nevojë urgjente për to. Jam e lumtur që Shqipëria ka qindra kompani progrmimi. Ndërkombëtarët I janë drejtuar Shqipërisë. Shqipëria ka një numër të madh progamistësh. Mund të kthehemi  në një parajsë teknologjike.
Ky është projekti im i ri  në bashkëpunim me Suedinë dhe Amerikën për të zbuluar këto talente.

 Një grua në biznes dhe në karrierë sa e vështirë është?
Kjo është pyetja më e veshtirë që mund të më bëhet sepse të jem e sinqrtë është shumë e vështirë. Kam një nënë që më është kujdsur shumë për fëmijët e mi . Unë dhe bashkëshorti im shfrytezojmë pafundëisht të shtunën dhe të dielën sepse duam tu ofrojmë atyre kohë cilësorë. Kemi shumë vështirësi për gratë. Mendoj që po mundohemi të ndajmë kohën në mënyrë racionale dhe në formën e duhur.


Çfarë shohim në planet e tua afatgjata dhe shumë të mëdha?
Dua të dërgoj përpara të gjitha nismat e mija dhe kryesjora të ris “Easy Albania”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0