Rrugët për t’i shërbyer biznesit, UET lançon programin “250+” - Business Magazine Albania

Rrugët për t’i shërbyer biznesit, UET lançon programin “250+”


Universiteti Europian i Tiranës shpalli programin “250+”, një sistem për formim referuar nevojave për kualifikim të punonjësve në 250 bizneset më të mëdha në vend. Ky program, sipas themeluesve të UET-së ka ardhur për shkak të kërkesave të disa aktorëve.

“Ne ankohemi për punësimin e studentëve tanë. Ju ankoheni për cilësinë e dobët të diplomave të universiteteve, për mungesën e specialistëve ose të atyre krijuesve që do t’i zhvillonin më tej bizneset tuaja”, tha Henri Çili.

“Masterat më të përshtatshëm janë ato që ju kërkoni të përkthehet në silabus edhe në programet mësimore që ne bëjmë, për të marrë pikërisht atë që doni”, deklaroi Adrian Civici, president i UET-së.

Nevojat e tregut për specializim të punonjësve për të konkurruar në tregun rajonal dhe global janë emergjente sipas ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

“A i zgjidhin prodhuesit shqiptarë problemet e tyre me diplomën tonë, me të kualifikuarin tonë? Mendojmë se kemi shumë për të bërë”, tha ministri Klosi.

“Unë do të kujtoj këtu modelin gjerman dhe atë austriak, që jo vetëm masterin e mbaron nëpërmjet punësimit, por Kodi i Punës e ka të përcaktuar qartësisht se çdo sipërmarrje private ka detyrim ligjor të trajnojë 20% të stafit të vet në vit”, tha Nikolin Jaka.

Tashmë Universiteti Europian i Tiranës do të mbledhë nga biznesi kërkesat apo nevojat që ai ka për një formim më të mirë të punonjësve, për të strukturuar më pas dhe programet e veçanta për studim.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0