Rruga e Qumështit mund të jetë shtëpia e 36 civilizimeve jashtëtokësore - Business Magazine Albania

Rruga e Qumështit mund të jetë shtëpia e 36 civilizimeve jashtëtokësore

Mund të ketë më shumë se 30 civilizime jashtëtokësore në galaktikën tonë, kanë zbuluar studiuesit në një zbulim të ri. Sipas një studimi të Universitetit të Nottingham, në Rrugën e Qumështit duhet të ketë “të paktën disa duzina” botë të huaj aktive nëse jeta inteligjente formohet diku tjetër në një mënyrë të ngjashme si ajo në Tokë.

Sidoqoftë, distanca mesatare ndaj këtyre civilizimeve do të ishte 17,000 vite dritë larg, duke i bërë shumë të vështira takimet e çdo lloji me teknologjinë tonë të tanishme.

Profesori i Astrofizikës në Universitetin e Nottingham, Christopher Conselice, i cili drejtoi studimin tha: Duhet të ketë të paktën disa dhjetëra civilizime aktive në galaktikën tonë, me supozimin se duhen pesë miliardë vjet që jeta inteligjente të formohet në planete të tjera, si në Tokë.

Studimi tregon se numri i qytetërimeve varet nga sa kohë ata po dërgojnë në mënyrë aktive sinjale në hapësirë, siç janë transmetimet radio nga satelitët dhe televizioni.

“Ideja është të monitorojmë aktivitetin e tyre përmes evolucionit, por në një shkallë kozmike. Ne e quajmë këtë llogaritje si kufi astrobiologjik të Kopernikut”, shtojnë ekspertët.

Zbulimi i çdo civilizimi në galaktikën tonë varet fuqimisht se sa mirë mund t’i marrim sinjalet e dërguara në hapësirë. Sipas studiuesve, ata kanë vlerësuar se mund të ketë rreth 36 civilizime inteligjente aktive. Por bashkëveprimi me ta do të ishte i vështirë.

Profesori Christopher Conselice shtoi: ‘’ Duke kërkuar një jetë inteligjente jashtëtokësore – edhe nëse nuk gjejmë asgjë – ne po zbulojmë të ardhmen dhe fatin tonë.

ITV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0