Rrjeti 5G ndoshta do të nacionalizohet në vazhdim nga skuadra e Trump

Rrjeti 5G ndoshta do të nacionalizohet në vazhdim nga skuadra e Trump


Zyrtarë të Këshillit të Sigurisë kanë konsideruar planet që rrjeti 5G të shtrihet në gjithë sipërfaqen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo, për t’i bërë ballë konkurrencës dhe sulmeve kibernetike nga Kina.

Ky mund të jetë një rast i papreçedent, veçanërisht nga një administratë Republikane. E njëjta gjë edhe për Federal Communications Commission të Trump, të cilët janë “zmbrapsur”, ndonëse janë një faktor i rëndësishëm në një projekt të tillë.

E gjithë kjo filloi të dielën, kur Axios raportoi se zyrtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të cilët do të shprehen se Amerika ka nevojë që rrjeti 5G të shtrihet në të gjithë vendin brenda 5 viteve. Ata propozojnë që vetë shteti të ndërtojë infrastrukturën dhe t’a japë me qëra tek operatorët si Verizon, AT&T apo T-Mobile.

5G (fifth generation) është shkurtimi i gjeneratës së 5 rrjetit mobile wireless. Padyshim, është vazhdimi i 4G, i cili i mori “fronin” gjeneratës tashmë të vjetër 3G. Rrjeti 5G do të ofrojë shumë më tepër sesa një rrjet më të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Ajo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e teknologjive si self-driving cars, virtual reality dhe IoT (Internet of things). Ndërkohë AT&T dhe Verizon ka në plan të lëshojë valët e para 5G vetëm në disa zona të vendit.

Raporte të ndryshme thonë se për momentin administrata Trump është në kundershtim të kësaj ideje. Për këtë ka folur edhe Ajit Pai, i njohur në masë disa muaj më pare. Për fat të keq, jo për ndonjë veprim të mirë, por për pezullimin e “net neutrality“. Ditën e hënë ai mbajti një qëndrim opozitar në lidhje me idenë e nacionalizimit të 5G.

“Tregu, jo qeveria, është i pozicionuar më mirë për të stimuluar inovacionin.” – u shpreh ai në lidhje me këtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0