“Rrjetet sociale u japin të drejtën e fjalës legjioneve të budallenjve”. Ishte kjo fjala e Umberto Eco-s, profesorit italian të shquar në botë që sulmon në këtë mënyrë internetin pas marrjes së titullit “honoris causa” në “Komunikim dhe Kulturë e mediave” nga Universiteti i Torinos. “Më parë, ka thënë Eco, flisnin vetëm nëpër bare pasi kishin pirë një gotë vere, pa dëmtur kolektivitetin. U thuhej menjëherë ta qepnin gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me atë të një Çmimi Nobel. Është invazioni i budallenjve”.
Për Econ interneti do të ishte një “dramë” e vërtetë sepse promovon “budallain e fshatit dhe mbajtësin e të vërtetës.” Struktura e internetit, sipas Ecos, do të favorizonte në fakt riprodhimin e budallait. Dhe në fakt ka afirmuar edhe se roli i gazetave në këtë sens është i rëndësishëm sepse duhet të “filtrojë me ekipe të specialistëve informacionet e internetit sepse askush nuk është në gjendje të kuptojë sot nëse një site është i besueshëm apo jo”. Për të bërë këtë “gazetat duhet t’u deikojnë të paktën 2 faqe kritikës analitike të faqeve, ashtu si profesorët duhet t’u mësojnë nxënësve të përdorin faqet e internetit për detyra”, ka thënë Eco duke iu referuar fenomenit të kopjimit nga interneti.
Për profesorin titulli “honoris causa” ka qenë një rikthim në origjinë. Pikërisht në Universitetin e Torinos në fakt u diplomua më 1954-ën në Filozofi. “Hera e dytë në të njëjtin universitet, siduket është legjitime, edhe pse do të kisha preferuar në fizikë bërthamore ose matematikë,” ka bërë shaka Eco.