Rrjedhja e të dhënave! Pjesa më e madhe e të punësuarve paguhen 30 mijë lek në muaj - Business Magazine Albania

Rrjedhja e të dhënave! Pjesa më e madhe e të punësuarve paguhen 30 mijë lek në muaj

38% e të punësuarve në vend marrin 30 mijë lekë në muaj ose më pak. Monitor ka analizuar listëpagesën e muajit prill 2021, e cila rrodhi së fundmi publikisht, duke zbuluar për të gjithë qytetarët nivelin e pagave.

Sipas të dhënave rreth 162 mijë persona, ose 28.1% e totalit të punësuarve në vend marrin pagën minimale prej 30 mijë lekësh, ku shumica e tyre janë punëtorë krahu, punonjës në rrobaqepësi apo prodhim këpucësh, kamarierë, banakierë, punonjës telefonikë etj.

Rreth 58 mijë persona të tjerë në prill 2021, ose rreth 10% e totalit, janë paguar me më pak se 30 mijë lekë. Këtu përfshihen punonjësit që kanë punuar me kohë të pjesshme, ose kanë hyrë në punë apo janë larguar pa u mbushur muaji i plotë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se rreth 2400 persona paguhen midis 300-500 lekë në muaj. Kryesisht këta janë nivele drejtuese në kompani të ndryshme, financiare, sigurimeve, farmaceutike, telekomunikacioni etj.

Në përpunimin e të dhënave, Monitor konsideron të pasur ata që paguhen rreth 10 herë më shumë se paga mesatare mujore bruto, që është rreth 56 mijë lekë, sipas INSTAT.

Lexo edhe: Rrjedhja e të dhënave, eksperti : “Të trajnohen punonjësit dhe të rriten procedurat e sigurisë. Digjitalizimi kërkon shumë fonde”

Në vend ka vetëm 824 persona që marrin një pagë mujore më të lartë sesa 600 mijë lekë në muaj, ose vetëm 0.14% e totalit të të punësuarve në vend.

Janë 24 persona që kanë deklaruar paga më të larta sesa 5 milionë lekë në muaj, kryesisht administratorë të shoqërive private, të huaj që punojnë në fushën e naftës, media. 110 persona kanë paga midis 2 dhe 5 milionë lekë dhe 237 persona paguhen midis 1-2 milionë lekë në muaj.

Në listë ka dhe shumë persona që kanë zgjedhur të dalin nga skema e punëdhënësit dhe të hapin biznes si të vetëpunësuar. Kjo skemë shmangieje fiskale u nxit nga tatimi prej 23% për pagat fillimisht mbi 130 mijë lekë, më pas mbi 150 mije lekë dhe tashmë mbi 200 mijë lekë.

Monitor 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0