Rritje e fortë e çmimeve. Inflacioni kalon objektivin e Bankës së Shqipërisë në Nëntor - Business Magazine Albania

Rritje e fortë e çmimeve. Inflacioni kalon objektivin e Bankës së Shqipërisë në Nëntor

Shtrenjtimi i fortë i çmimeve ka rritur ndjeshëm inflacionin në Nëntor duke tejkaluar edhe objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas INSTAT, norma e inflacionit muajin e kaluar arriti në 3.1%, niveli më i lartë në 10 vjet duke kapërcyer edhe parashikimin e bankës qendrore prej 3%.

Shtrenjtim kanë parë thuajse të gjitha grupet, ku rritja më e fortë e çmimeve që ka ndikuar më shumë inflacionin është vërejtur te produktet e shportës për ushqime e pije, ku shqiptarët çojnë edhe pjesën kryesore të buxheteve të tyre familjare.

Edhe transporti ka shënuar rritje të konsiderueshme prej shtrenjtimit të vazhdueshëm të karburanteve, kryesisht çmimit të naftës që prej kohësh tregtohet për 185 lekë litri, por edhe produkteve të tjera si benzina e gazi që përdoren për transport.

Rritja e çmimeve është reflektuar edhe në pagesat e qirasë, ujit e energjisë elektrike, teksa edhe mobilimi dhe arredimi i shtëpive sa vjen e bëhet më i kushtueshëm për qytetarët.

Ndërkohë kostot janë rritur edhe për të shkuar në kafene e restorante pasi shtrenjtimi i kafesë e produkteve të tjera ka vijuar shtrenjtimin edhe përgjatë nëntorit, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të lëndëve të para në tregjet e huaja.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo valë e rritjeve të çmimeve që do të vazhdojnë të japin ndikim në inflacion është e përkohshme, teksa thekson se nëse do të jetë e nevojshme mund të ndërhyjë në kahun e politikës monetare për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0