Paga administratë

Rritja e pagave të administratës, ja lista e plotë e të gjitha kategorive

Lista e plotë e pagave të administratës është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Projektligji për rritjen e pagave në administratën publike, deputetëve dhe ministrave u miratua më 25 maj në Kuvend. Shumica socialiste në këtë votim me 97 vota pro mori mbështetjen edhe të grupit parlamentar të PD-së.

Votuan kundër disa deputetë dhe 4 të tjerë abstenuan, si dhe disa të tjerë nuk morën pjesë fare në votim.

Me ndryshimet e fundit që iu bë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe Kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës ka një rritje të përgjithshme nga 10-35 mijë lekë.

Lexo edhe : Ja si kanë ndryshuar pagat

Ndërkohë ka vetëm një rritje page prej 7% për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë ku përfshihen policët, punonjësit e gardës , zjarrfikësit dhe forcat e armatosura.

Në polici për inspektorët e parë kjo rritje në vlerë përkthehet vetëm në 3300 lekë. E njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e tjerë në fushën e sigurisë.

Ndërsa për mësuesit rritja në vlerë përkthehet në 3584 lekë për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit.

Mjekët e përgjithshëm do të shkojnë në 131,672 lekë punonjësit e sigurisë në 97 500 lekë dhe infermierët do të shkojnë në 87 118 lekë, sipas premtimeve të qeverisë.

Tek mjekët, përjashtim bënë për mjekët specializantë me 50 mijë lekë më shumë, ndërsa për mjekët e familjes u bë një rritje me 15 mijë lekë që filloi nga prilli.

Sa i përket pensionistëve, qeveria ka premtuar vetëm indeksimin në tetor dhe nuk ka parashikuar më bonuse.

Lista e plotë e pagave

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0