Rritja e pagave nuk e rrit punësimin! - Business Magazine Albania

Rritja e pagave nuk e rrit punësimin!

deklarim

Artikull i publikuar nga:  Erion Muça, Pedagog, Studiues i çështjeve të Punësimit dhe Karrierës

Pagat janë rritur e do rriten mesatarisht deri në 30% në varësi të profileve dhe pozicioneve dhe ky hap po ndërmerret si një element i detyrueshëm nga ana e sipërmarrjeve për të tërhequr punonjës.

Por a do të përkthehet ky trend në rritje automatike të punësimit?!
Rritja e pagave në situatë krize është investim i sforcuar dhe në shumë raste është specifik vetëm për një nr të kufizuar sipërmarrjesh të cilat ose kanë performancë të lartë xhiroje ose duhet të heqin dorë papritmas nga fitimi i tyre që në situata të vështira fitimi i shtuar shihet si rritje rezerve për kohë të këqia.
Strukturat e sipërmarrjeve në Shqipëri përmbajnë pak punonjës dhe 50% e tyre janë njësi të vogla ekonomike, të vetëpunësuar apo njësi ekonomike me pak punonjës dhe rrjedhimisht një pagë e lartë e ofruar nga ana e tyre është potencialisht e papërballueshme pasi cënon drejtpërdrejtë të ardhurat relativisht të vogla që fitojnë.
Rritja e pagave ka filluar të shoqërohet që në intervistat e para me ngarkesa të larta të detyrave dhe përgjegjësive, kërkesë të shtuar llogarie dhe rezultatesh karshi tyre duke i shtyrë të tërhiqen pavarësisht pagës së lartë që në start duke mos pranuar presionin e shtuar dhe shfrtëzimin në funksion të justifikimit të pagës së lartë.
Në këto kushte sipërmarrësi po e shikon pagën e lartë si investim të rëndësishëm e si të tillë në mungesë të vizionit, mentalitetit apo ideve për modernizim, kusht duket se ka garancinë për rendiment dhe rezultate shumë të larta nga ana e punonjësit, për të amortizuar dhe ekuilibruar kështu edhe koston e shtuar nga paga e tij.
Punonjësi duhet sërish ta meritojë rritjen e pagës duke e fituar dhe justifikuar vetë me punë. Rritja nuk po duket të bëhet si pasojë e vështirësisë për të gjetur punonjës apo standartit të pagave për të tërhequr profesionistë por po kthehet në një instrument represiv nga punëdhënësi, i cili po i kërkon të zotohet dhe japë garanci paraprake punonjësit për përmbushje të plotë të rezultateve në punë.
Rritja e pagave në prezantim para mundësisë për promovim të brendshëm të standartizuar për punonjësit është i pamjaftueshëm për të afruar punonjësit pasi ata janë shumë analitikë dhe kalkulativë dhe nuk vlerësojnë vetëm pagën por edhe kushtet e tjera të punës, stabilitetin e sipërmarrjes apo qasjen e saj suportuese si dhe shanset për rritje profesionale dhe promovim në karrierë për punonjësit e saj.
Në mungesë të tërësisë së kushteve të tjera rritja e pagës së një shitësi më shumë se paga e drejtuesit të shitjes do të krijonte mosbesim të shoqëruar me dyshimin e seriozitetit të ofertës së punës apo vërtetësisë së saj. Ky element përbën faktin e mungesës së sistemit të pagave të një kompanie dhe rrjedhimisht mungesën e standarteve të përgjithshme të saj të brendshme organizative.
Para kësaj situate, shumë punonjës ose nuk do ta pranojnë punën ose do tërhiqen shpejt prej saj nga mosvlerësimi, shfrytëzimi apo mbingarkesa.
Si përfundim, rritja e pagës pa modernizimin e organizimit të brendshëm të kompanive apo qasjen e tyre për të motivuar apo vlerësuar punonjësit, do jetë gjithmonë një element pozitiv shtytës por jo motivues që punonjësit ta shohin me interes dhe prespektivë punësimin dhe karrierën e tyre profesionale brenda një sipërmarrjeje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0