Rritja e pagave është e mundur mbi nivelet e çmimeve/ Danimarka po i jep një leksion të mirë Europës - Business Magazine Albania

Rritja e pagave është e mundur mbi nivelet e çmimeve/ Danimarka po i jep një leksion të mirë Europës

Për një paraqitje të shkurtër sesi pagat mund të rriten në një ekonomi të pasur europiane që çlirohet nga kriza e koronavirusit, hidhini një sy Danimarkës.

Paga e sektorit privat u rrit me 3.2% në tremujorin e tretë pas rritjes me 3.1% në tremujorin e dytë, tha në një raport të hënën Danske Bank A/S, huadhënësi më i madh i vendit, duke cituar të dhëna nga federata e punëdhënësve DA.

Në një kohë kur politikëbërësit në eurozonë po shqyrtojnë ndikimin që inflacioni i përshpejtuar do të ketë mbi pagat, shembulli danez tregon se si një skenar i tillë potencialisht mund të fillojë të shfaqet.

Danimarka krenohet me të ashtuquajturin modelin e saj të “fleksibilitet-siguri” të tregut të punës që kombinon një kulturë pune të lehtë për t’u shkarkuar me një rrjet sigurie bujare. Kjo qasje ka ndihmuar në gjenerimin e disa prej niveleve më të mira të pagave në botë për punët me kualifikim të ulët, duke e vendosur në vendin më të lartë në Bashkimin Evropian për kostot e punës për orë vitin e kaluar në një ekuivalent prej 45.8 euro/ora.

“Ne po shohim se inflacioni ka filluar të rritet dhe besojmë se anëtarët tanë duhet të shohin një rritje reale të pagave mbi inflacionin,” tha me telefon Claus Jensen, kryetar i Dansk Metal, që përfaqëson punëtorët e industrisë si një nga sindikatat më të mëdha të vendit.

Ai llogarit se rritja e pagave mund të arrijë deri në 3.5% vitin e ardhshëm “në minimum”. Rritja e kostove të energjisë e ka shtyrë inflacionin në 3%.

Lexo edhe: Përse inovacioni mund të ndalojë inflacionin?!

Danske Bank kishte pritur që mungesat e fuqisë punëtore të zhdukeshin gradualisht pas rihapjes së ekonomisë. Në vend të kësaj, problemi ka zgjatur mjaftueshëm për të frenuar prodhimin dhe punëtorët kanë filluar të sigurojnë rritje të pagave mbi inflacionin në disa negociata të përfunduara së fundmi të shtyra nga kriza, sipas Kryeekonomistit Las Olsen.

Danske Bank tani ka të ngjarë të ketë rritur parashikimin e saj për rritjen e pagave, krahasuar me një perspektivë muajin e kaluar që parashikonte 3.1% këtë vit dhe 2.8% në 2022. Sëedbank pret që pagat nominale të sektorit privat të rriten me rreth 3% në dy vitet e ardhshme.

Sistemi danez ka garantuar sigurinë për punëtorët përmes përfitimeve të papunësisë, ndërkohë që punëdhënësit gëzojnë një farë fleksibiliteti që i lejon ata të punësojnë dhe të pushojnë relativisht lirshëm, nënvizuar nga një politikë për të mbajtur jashtëzakonisht të rrallë ndërhyrjen e qeverisë në bisedimet për pagat.

Jensen i Dansk Metal tha se ai pret që modeli “fleksibilitet-siguri” të trajtojë situatën aktuale.

“Modeli danez i tregut të punës është i përshtatur për të zgjidhur këto çështje aktuale, sepse kompanitë duhet të përshtatin vazhdimisht kushtet e punës dhe kjo siguron që punonjësit të marrin pjesën e tyre të mirëqënies,” tha ai.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0