Rritja e menjëhershme e çmimeve/ Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e karburanteve - Business Magazine Albania

Rritja e menjëhershme e çmimeve/ Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Sipas këtij institucioni, shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji shkurt. Tregu i shitjes me shumicë përfshin ndërmarrjet importuese të karburantit të llojit naftë dhe benzinë, si dhe ato që e blejnë me shumicë në tregun e brendshëm.

Ky institucion shprehet se rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë dhe për pasojë duke rezultuar në çmime përgjithësisht më të larta për konsumatorin fundor. Autoritet Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut gjatë muajit shkurt, për të vlerësuar tendencat e çmimeve të karburanteve diesel dhe benzinë, pranë ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit me pakicë të karburanteve.

Lexo edhe: Rritja e çmimit të naftës/ Qytetarët bllokojnë rrugën: Fikni makinat!

Autoriteti i Konkurrencës kishte mbyllur një hetim të thelluar në tregun e karburanteve vetëm në dhjetor të vitit të kaluar. Hetimi në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve përfshiu periudhën kohore nga 1 Janari 2017 deri në 30 Tetor 2020 dhe nuk evidentoi shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, në tregun e importit të karburanteve operojnë një numër i konsiderueshëm dhe treguesi i përqendrimit të tregut (indeksi HHI) ka ardhur në rënie gjatë periudhës hetimore.

Megjithatë, në kushtet e reja që janë krijuar në fillim të këtij viti, AK ka gjetur indicie të reja që krijojnë dyshime për marrëveshje të ndaluara, në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0