Rritja e çmimit të naftës, qytetarët do të zhvillojnë protestë - Business Magazine Albania

Rritja e çmimit të naftës, qytetarët do të zhvillojnë protestë

Qytetarët do të mblidhen për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës. Avokati Adriatik Lapaj ka bërë një postim në rrjete sociale duke thënë se do të protestojnë ndaj 4 taksave që shkojnë në buxhetin e shtetit.

Në daljen para mediave, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të hiqen taksat pasi po përpiqen të mbajnë të palëvizur çmimin e energjisë elektrike.

“Madje ka dhe propozime absurde për të hequr taksat e naftës. Kjo qeveri po bën atë që nuk e ka bërë deri tani dhe nuk ka si ta bëjë deri tani asnjë qeveri tjetër rreth e rrotull dhe më gjerë, po mban të pa lëvizur, në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit sesa të naftës, çmimin e energjisë për familjarët dhe për biznesin e vogël, padiskutim”, tha Rama.

Lexo edhe: Rriten çmimet! Inflacioni 3.9%, niveli më i lartë në 11 vitet e fundit

Kujtojmë se edhe çmimet britanike dhe europiane të gazit shënuan nivele të reja rekord, teksa lufta e Ukrainës po bën kërdinë edhe në tregjet e energjisë, duke kërcënuar të godasë koston e jetesës.

Indeksi NBP në Londër u rrit në një moment në mbi 500 pikë përqindjeje, duke tejkaluar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të vendosur në dhjetor, mes një situate të rënduar që shkaktoi kolapsin e një sërë furnizuesish të gazit për përdorim familjar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0