Prej një ore e gjysmë vijon protesta para Kryeministrisë pasi qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve të naftës.
Dhjetëra qytetarë kanë dalë në shesh ndërsa kanë bllokuar edhe rrugën e Unazës duke i bërë thirrje shoferëve që të fikin makinat.
Qytetarët kanë kërkuar heqjen e taksave nga qeveria pasi po paguajnë 260 lekë për një litër naftë. Ata kanë bërë thirrje që cdo ditë të mblidhen për të protestuar në orën 17:00 derisa qeveria të marrë vendime për të ulur çmimin e naftës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.