Rritja e Clubhouse, rrjetit social që po tërheq përdorues të profilit të lartë - Business Magazine Albania

Rritja e Clubhouse, rrjetit social që po tërheq përdorues të profilit të lartë

Këtë javë Clubhouse shpërtheu në popullaritet kur Elon Musk pati një bisedë me CEO e Robinhood Vlad Tenev. Evenimenti kaloi të gjitha kapacitetet e dhomave të bisedave e madje u transmetua live edhe në YouTube. Musk gjithashtu njoftoi se do të ketë një bisedë me Kanye West në Clubhouse. Nuk është e qartë se kur do të bisedojnë, por interes ka rreth programit të fushatës Musk-West 2024.

Aplikacioni është lançuar në Mars 2020 nga sipërmarrësit e Silicion Valley Paul Davidson dhe Rohan Seth. Në Maj të 2020-ës kishte vetëm 1,500 përdorues dhe vlerësohej me 100 milionë dollarë. Aplikacioni me bazë në San Francisko drejtohet nga kompania Alpha Exploration Co., e cila investoi 12 milion dollarë për krijimin e këtij aplikacioni dhe aktualisht numëron vetëm 10 punonjës.

Me Clubhouse, përdoruesit mund të dëgjojnë biseda si një podcast ose të marrin pjesë në diskutime. Në kontrast me rrjetet si Twitter, ju nuk mund të komentoni me shkrim postimet ose të bëni “pëlqime”. Aplikacioni aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e iOS. Rrjeti social i bazuar në audio nuk përmban fotografi ose video, vetëm dhoma bisedash publike dhe private. Përdoruesit kanë vetëm fotografi të profilit dhe ndjekës. Bisedat nuk regjistrohen; përdoruesit e kapërcejnë këtë duke transmetuar drejtpërdrejt biseda në platforma të tjera, përfshirë YouTube.

Përdoruesit mund të dëgjojnë bisedat, intervistat dhe diskutime mes njerëzve të interesuar rreth tematikave të ndryshme. Aktualisht shërbimi funksionon me sistem ftesash dhe ju nuk mund ta shkarkoni nga App Store dhe Play Store e të krijoni një llogari menjëherë. Si një klub, ju duhet të ftoheni nga një përdorues ekzistues. Ose e thënë thjeshtë një elitizëm i dërguar virtualisht.

LEXO: Clubhouse, rrjeti social i momentit

Kur bashkoheni në rrjetin social ju zgjedhin tematikat që ju interesojnë si teknologjia, librat, biznesi ose shëndeti. Sa më shumë informacion që i jepni aplikacionit për interesat tuaja, aq më shumë dhoma bisedash do tu rekomandohen. Dhomat e bisedave janë të ngjashme me një thirrjet konferencë por disa njerëz flasin dhe pjesa më e madhe dëgjojnë.

A është Clubhouse një trend pandemik apo përfundimisht do të zëvendësojë të gjithë ndërveprimet fizike njerëzore? Ithtarët e Clubhouse thonë se formati audio lejon biseda të thella, spontane, me respekt – llojet e platformave ekzistuese të mediave sociale nuk ofrojnë këto shërbime. Për shembull, me gjithë censurën dhe kontrollin shtetëror në Kinë, Clubhouse si për çudi arriti të kapërcente radarët e firewallit Kinez për disa muaj ndryshe rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook. Javët e fundit u bë shumë popullor duke tërhequr mijëra përdorues Kinez, një mundësi e artë e fjalës së lirë duke u përfshirë në diskutime që kryesisht bllokohen në Kinë si rasti i Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvanit.

Platformat e-commerce ju kishin dhënë mundësi përdoruesve Kinezë të blejnë ftesat për në Clubhouse që kushtonin mes 23 deri në 61 dollarë. Megjithatë më 8 Shkurt Clubhouse u bllokua në Kinë.

Skeptikët thonë se interesi do të zbutet pas-pandemisë. Plus, kompania nuk e ka kuptuar modelin e saj të të ardhurave, dhe shumë prej bisedave janë thjesht të mërzitshme.

MORNING BREW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0