Rritet vlera e mallrave të eksportuara gjatë gushtit. Në 8-mujor shënohet rekord - Business Magazine Albania

Rritet vlera e mallrave të eksportuara gjatë gushtit. Në 8-mujor shënohet rekord

300 milionë euro arriti vlera e mallrave të eksportuara gjatë gushtit. Sipas Instat eksportet vijuan rritjen e qëndrueshme edhe gjatë muajit të shkuar, ndikuar së tepërmi edhe nga shtrenjtimi i çmimeve në tregjet globale. Si raport 8-mujor, vlera e mallrave “Made in Albania” të eksportuara jashtë arriti në 328 miliardë lekë.

Rritja ka qenë e konsiderueshme jo vetëm në raport me një vit më parë me mbi 40% më shumë, por duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës të vitit 2019, kur për të njëjtën periudhë llogariteshin në 200 miliardë lekë mallra.

Grupet që kanë dhënë kontributin më të madh në ecurinë pozitive të eksporteve janë materialet e ndërtimit dhe metalet që kanë shënuar një rritje vjetore prej 12.6%, ndjekur nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me një rritje përkatësisht prej 12%.

Lexo edhe: Euro zhvlerësohet ndjeshëm brenda 24 orëve. Bie në nivele minimale

Edhe fasonët, grupi më i madh eksportues në vend kanë parë një përmirësim të ndjeshëm me rritje të porosive. Vetëm përgjatë 8-mujorit vlera e eksporteve të tekstileve dhe këpucëve arriti në 65 miliardë lekë, rreth 80.5 milionë euro më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Italia vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me të cilin rritja e eksporteve ka vijuar. Ndërkohë statistikat tregojnë se përgjatë kësaj periudhe eksportet janë zgjeruar ndjeshëm me Gjermani gati duke u dyfishuar, teksa shihet një rënie e atyre drejt Spanjës.

Edhe importet nga ana tjetër kanë arritur në nivele të larta 607 miliardë lekë në 8 muaj, rreth 120 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Kjo për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare veçanërisht e karburanteve dhe energjisë elektrike, grup që ka shënuar gati dyfishim të vlerës së importeve krahasuar me janar- gusht të vitit 2021. Kjo diferencë e madhe me eksporteve dhe importeve ka bërë që deficit tregtar të zgjerohet në rreth 280 miliardë lekë në fund të gushtit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0