Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës - Business Magazine Albania

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Konfindustria

Rriten përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri, naftës dhe beniznës, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon. Bordi i trasparencës njofton se duke filluar nga ora 18 e ditës së sotme një litër naftë do të shitet për 252 lekë, 9 lekë më shumë se çmimi që po shitet në këto momente.

Ndërsa një litër benzinë do të shitet për 241 lekë për litër, 6 lekë më shumë se çmimi aktual.

Ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të vijojë të shitet për 81 lekë litri. Këto çmime do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit të transparencës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0