Rritet përdorimi i katalogëve të OBP nga bashkitë, duke përshpejtuar prokurimet publike - Business Magazine Albania

Rritet përdorimi i katalogëve të OBP nga bashkitë, duke përshpejtuar prokurimet publike

Njësitë e qeverisjes vendore po përdorin gjithnjë e më shumë katalogët e hartuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke standardizuar dhe përshpejtuar proceset e prokurimit publik. Referenca ndaj këtyre katalogëve është evidentuar këtë muaj në dokumentet zyrtare të Bashkisë Tiranë, Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Bulqizë, në procedura që lidhen me furnizimin me artikuj ushqimorë dhe materiale pastrimi për institucione publike, përfshirë çerdhet dhe kopshtet.

Në dokumentacionet zyrtare, institucionet kanë përdorur formulimin: “Bazuar në katalogët dhe manualet e OBP”, duke u mbështetur në specifikimet teknike dhe strukturën orientuese të fondit limit të përgatitur nga OBP.

Sipas znj. Arlinda Pogaj, administratore e OBP, përdorimi i katalogëve po krijon një bazë të përbashkët për hartimin e procedurave të prokurimit. “Përmes këtij standardizimi, autoritetet kontraktore kursejnë kohë dhe burime, ndërsa rritet edhe cilësia e prokurimit, pasi katalogët ndërtohen mbi analiza të detajuara dhe konsultime me tregun, dhe përditësohen periodikisht për të reflektuar zhvillimet reale,” shprehet Pogaj.

Lexo edhe: Raporti Botëror i Lumturisë 2026: Rrjetet sociale po i bëjnë njerëzit të palumtur

Katalogët e OBP reduktojnë kohën e përgatitjes së dokumentacionit të tenderit, duke eliminuar nevojën për hartim të plotë të specifikimeve teknike dhe analizave për fondin limit. Autoritetet kontraktore mund të përdorin modele të standardizuara dhe të verifikuara, duke përshpejtuar nisjen e procedurave dhe duke kursyer burime administrative dhe njerëzore.

Përveç përshpejtimit, përdorimi i katalogëve rrit cilësinë e prokurimeve publike përmes standardizimit të kërkesave teknike. Procesi i përgatitjes së katalogëve përfshin analiza të detajuara dhe konsultime me operatorët ekonomikë, dhe ato përditësohen rregullisht—zakonisht çdo 6 muaj ose një vit—për të reflektuar ndryshimet në treg dhe kërkesat e autoriteteve kontraktore.

Zgjerimi i përdorimit të katalogëve po ndihmon në unifikimin e kërkesave teknike në nivel kombëtar, duke rritur transparencën dhe barazinë për operatorët ekonomikë që marrin pjesë në tendera. OBP parashikon që ky trend të shtrihet edhe në njësitë e tjera vendore, duke përmirësuar eficiencën dhe menaxhimin e fondeve publike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0