Rritet përdorimi i internetit broadband në Shqipëri sipas AKEP - Business Magazine Albania

Rritet përdorimi i internetit broadband në Shqipëri sipas AKEP


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP) ka publikuar të dhënat e tregut të shërbimeve të komunikimit për tre mujorin e parë të 2016-tës me “të dhëna të dërguara nga rreth 80 operatorë ku spikat ecuria pozitive e internet broadband në rrjetet celulare dhe fikse” shkruante AKEP në njoftim në uebfaqe.

Një nga shërbimet më popullore për shqiptarët është padyshim telefonia celulare dhe këtë e konfirmojnë mësë miri shifrat e larta të përdorimit. Numërohen rreth 4.6 milion karta SIM aktive dhe 3.3 milion përdorues aktivë mujorë. E thënë ndryshime penetrimi i shërbimit të telefonisë celulare në Shqipëri është 117 % për përdorues aktivë dhe 163% për kartat SIM.

Tregu vijon të dominohet nga Vodafone operator i cili vazhdon të shënojë rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-tës që të tre operatorët kanë shënuar rënie me përjashtim të Vodafone dhe saktësisht Telekom ra me 0.1 pikë përqindjeje në 31.8 %, ALBtelecom me 0.2 pikë përqindjeje në 14 % dhe Plus 1.2 pikë përqindjeje në 5.3 %. Operatori dominant Vodafone kryeson me 52.5 % të tregut një tjetër rritje me 0.7 % krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-tës.

AKEP bëri të ditur se përgjatë tre muajve të parë të 2016-tës janë portuar plot 30 mijë numra, një rritje me 7.4 % krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-tës.

Internet-Përdorim-Rritje-Businessmag

Është qasja në internetin broadband që ka shënuar rritje të përdorimit gjatë tre mujorit të parë të 2016-tës. Falë edhe implementimit më të gjërë të 4G-së nga Vodafone, Telekom dhe ALBtelecom, numri i përdoruesve me akses në internet broadband nga telefonët mobil është rritur me 7.4 % krahasuar me tre mujorin e fundit të 2015-tës. Sipas AKEP numri i pajtimtarëve me akses në këtë shërbim arriti shifrat e 1.4 milion përdoruesve.

Nga ana tjetër numri i përdoruesve të internetit broadband përmes linjave fikse arriti në 248 mijë, rritje me 2 % krahasuar me tre mujorin e katërt të 2015-tës. Norma e penetrimit për popullsi ishte 8.75 % në rang kombëtar.

Është raporti i dytë që AKEP përfshin në statistika edhe numrin e përdoruesve të shërbimeve Tri-Play. Me dy lojtarë madhorë në treg si ALBtelecom dhe Abcom, numri i përdoruesve të Telefonisë fikse, Internetit dhe Televizorit në një paketë të vetme arriti në 159 mijë gjatë tre muajve të parë të vitit një rritje me 32% krahasuar me një vit më parë.

 

/PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0