Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë


Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë numri i të prekurve nga Covid-19 është në rritje. Të infektuarit kanë lidhje me Italinë dhe kanë patur histori udhëtimi.

Lexo: Intesa Sanpaolo Bank Albania siguron vazhdimësinë e shërbimeve për klientët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus tashmë ka shkuar në 17.

Në Kosovë, përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta në Covid-19 dhe gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) prej tyre kanë rezultuar pozitive (+).

Ai tha se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa bëri të ditur se dy prej tyre janë liruar nga Klinika e Infektivës.

Ndërkohë bëhet e ditur se pacienti është nga Dumnica e Podujevës, familjar i personit të parë që ishte identifikuar me koronavirus e që kishte ardhur para disa ditësh nga Italia.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0