Rritet inflacioni në tregun amerikan - Business Magazine Albania

Rritet inflacioni në tregun amerikan

inflacion

Çmimi i arit dhe argjendit pësuan një rënie, pas lajmit mbi inflacionin amerikan. Të dhënat tregojnë se inflacioni vjetor në Janar u rrit 3.1%, më shumë se parashikimi 2.9%.

Kjo rritje e inflacionit e shtyn Bankën Qendrore Amerikane të  mbajë lart normat e interesit. Shpresat për një ulje të normave të interesit për muajin Mars pothuajse janë shuar.

Vetëm 8.5% e investitorëve besojnë në një ulje të tyre gjatë fillimit të pranverës. 32.3 % e investitorëve mendojnë për një shkurtim të normave të Bankës Qendrore në muajin Maj dhe 52.7% në muajin Qershor.

Çmimi i Arit

 

Çmimi i Argjendit

Në muajin Janar, ekonomia Amerikane shtoi mbi 353,000 vende të reja pune. Normat e larta të interesit 5.25%, rritja e qendrueshme ekonomike amerikane prej 3.3% në tremujorin e fundit, forcimi i tregut të punës dhe thyerja e rekordeve të bursave amerikane kanë forcuar dollarin dhe kanë vënë në presion çmimin e Arit dhe Argjendit.

Lexo edhe“Borsen 7”, produkti më i ri i SmartED, është miku më i mirë i çdo investitori!

Monedha Amerikane është në nivelin më të lartë 3-mujor. Kjo rritje e parasë Amerikane ka rritur trysninë mbi çmimin e metaleve të çmuara duke e çuar Arin nën nivelin $2000/OZ dhe Argjendin poshtë nivelit $22. Gjithashtu bonot e thesarit 10 vjeçar të Shteteve të Bashkuara janë rritur në nivelin 4.273%, ç’ka ka sjellë forcimin e mëtejshëm të Dollarit.

Dollari Amerikan

Për më shumë informacion: www.smarted.al.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0