Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet.
Nga kjo e enjte, një litër naftë do të shitet me 229 lekë/litri. Benzina do të shitet 203 lekë/litri, ndërsa gazi i lëngshëm 78 lekë/litri. Një ditë më parë Bordi i Transparencës vendosi që një litër naftë të shitej me 219 lekë për litër, ndërsa benzina me 195 lekë/litri
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 shtator ora 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto