Rriten me 30% gjobat për ndotjen mjedisore. Ja nga çfarë duhet të keni kujdes - Business Magazine Albania

Rriten me 30% gjobat për ndotjen mjedisore. Ja nga çfarë duhet të keni kujdes

Në takimin e sotshëm të qeverisë, ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, prezantoi ndryshimet dhe amendimet në lidhje me katër ligjet për mbrojtjen e mjedisit. Kumbaro theksoi se këto ndryshime janë rezultat i nevojës për të adresuar kërkesat e qytetarëve, të shprehura në raportin e Këshillit Kombëtar, ku 70% prej tyre kërkonin masat për të ndëshkuar ndotjen e mjedisit.

“Arsyeja kryesore për këto ndryshime është që gjobat ishin vështirë të realizoheshin për shkak të proceseve të gjata ankimimi, duke humbur kështu efikasitetin e tyre në mbrojtjen e mjedisit. Situata bëhet edhe më problematike kur marrim në konsideratë rritjen e popullsisë së Shqipërisë, duke përfshirë edhe flukset e turistëve, pritet të rriten me 30-40% këtë vit.
Lexo: Smartphonët e së ardhmes do të zhbllokohen me frymën tuaj

Me të gjitha nismat qeveritare dhe vendore për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e mjedisit dhe mbetjeve, është e rëndësishme që masat administrative dhe gjobat të jenë jo vetëm për të ndëshkuar, por edhe për të edukuar. Prandaj, gjobat e parashikuara në këto katër ligje rriten për rreth 30%, por më e rëndësishmja është që ato do të zbatohen menjëherë për të siguruar efektin ndëshkues, korrektues dhe edukues,” shprehet ministra Kumbaro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0