Rriten infektimet, por Komiteti i Ekspertëve mban të njëjtat masa - Business Magazine Albania

Rriten infektimet, por Komiteti i Ekspertëve mban të njëjtat masa

infektimet

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshoi masat anti Covid, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve ditët e fundit. Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se, për zhvillimet epidemiologjike në vend, sot për sot niveli i masave është në përputhje me situatën dhe nuk do të ketë ndryshime.

Sipas saj, “Këto shifra nuk duhen parë me frikë, por me një shtim akoma më të madh të vëmendjes dhe kujdesit. Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon se niveli i masave mbrojtëse është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend dhe sot për sot në këtë fazë nuk do të ketë ndryshime”, tha zv/ministrja Mira Rakacolli.

Rritja vjen për shkak të qarkullimit të variantit të ri Omicron dhe grumbullimeve të shumta.

“Incidenca javore është tepër e rritur, me një incidencë të lartë të rasteve pozitive gjatë 2 javëve të fundit. Kjo për shkak të dy varianteve që janë në qarkullim, por respektimi i masave. Gripi dhe dy variantet po bëjnë një qarkullim dhe transmetueshmëri në nivele të larta. Këto ditë kanë reflektuar pikun më të lartë të hasur në vend, në këto 2 vjet pandemi”, tha Eugena Tomini.

Masat në fuqi:
• Ora policore 23:00 – 06:00.
• Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

  • Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
  • Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
  • Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

*Përjashtim nga këto rregulla bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

Lexo: Ekspertët: Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri dhe në botë varet nga vaksinimi

  • Në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar sipas protokollit.
  • Në të gjithë institucionet shëndetësore, nuk lejohet hyrja e familjarëve për personat që janë të shtruar, sipas protokolleve përkatëse.
  • Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane, etj dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive, etj, deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

• Grupet e riskut, arsimtarë, studentë, personel shëndetësor, administrata dhe punonjësit e shërbimeve të supermarketeve dhe qendrave tregtare, vijojnë dorëzimin vërtetimin/çertifikatën e vaksinimit ndaj Covid 19 ose certifikatën e shërimit, të lëshuar nga e-Albania pranë qendrës së punës, në të kundërt do të kërkohet paraqitja në mënyrë periodike e testit PCR çdo javë për të verifikuar infektueshmërinë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0