Autoritetet shqiptare kanë vendosur rritjen e çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura, një masë që pritet të ndikojë tregun e importit të makinave dhe kostot për qytetarët.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, automjetet e importuara nga vende si Koreja, Kina dhe shtetet europiane nuk mund të zhdoganohet më poshtë çmimeve minimale të përcaktuara.
Për autoveturat, vlerat referuese variojnë sipas cilindratës:
-
Deri në 1.400 cc: minimalisht 162.500 lekë
-
1.400–1.900 cc: minimalisht 250.000 lekë
-
1.900–2.500 cc: minimalisht 406.000 lekë
-
2.500–3.000 cc: minimalisht 500.000 lekë
-
3.000–4.500 cc: minimalisht 625.000 lekë
-
Mbi 4.500 cc: minimalisht 1.000.000 lekë
Po ashtu, janë rritur edhe kufijtë minimalë për kamionçina, furgona dhe kamionë sipas kapacitetit mbajtës:
-
Deri në 1,5 tonë: minimalisht 500.000 lekë
-
1,5–3,5 tonë: minimalisht 750.000 lekë
-
3,5–10 tonë: minimalisht 1.062.500 lekë
-
10–15 tonë: minimalisht 1.250.000 lekë
-
Mbi 15 tonë: minimalisht 1.500.000 lekë
Ekspertët e tregut presin që vendimi të rrisë kostot totale për importuesit dhe përdoruesit e makinave të përdorura, duke reflektuar një tendencë më të rreptë në vlerësimin doganor dhe një kontroll më të madh mbi tregun e automjeteve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto